Papa bekon njё skulpturë pëllumbi të lëvizjes për paqe
R.SH. - Vatikan
Papa për tre ditë në Kazakistan, në zemër të Azisë Qendrore, për të marrë pjesë në Kongresin e Krerëve të Feve Botërore në Nur-Sulltan. Vizita e Papës Françeskut zhvillohet në një moment historik, sepse, në këtë fazë, marrëdhëniet ndërmjet feve janë gjithnjë e më të rëndësishme. Gjatë fluturimit nga Roma-Fiumicino për në kryeqytetin e Kazakistanit, Papa përshëndeti gazetarët qё e shoqёronin, tё cilёt i "falënderoi për ndihmën e tyre". Në përgjigje të pyetjes së një korrespondenti, Papa ripohoi dëshirën e tij për të udhëtuar në Kinë
Pastaj, gjithnjë gjatë fluturimit që e çoi në Kazakistan, Papёs Françeskut iu soll një skulpturë e vogël që paraqet një pëllumb të bardhë, dërguar nga njё Lëvizje paqësore meksikane e cila përfshin edhe katër Çmimet Nobel për Paqen. Kur gazetarja meksikane Valentina Alazraki ia tregoi Papës, duke i shpjeguar arsyet e gjestit, Ati i Shenjtё e bekoi menjëherë skulpturën.