Kërko

Ndërtimi i së ardhmes me emigrantët dhe refugjatët: e ardhmja është sot

Njё video e re me kontributin e Papës Françesku nё kuadrin e fushatës së komunikimit, promovuar nga Seksioni i Migrantëve dhe Refugjatëve të Dikasterit tё Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, me rastin e Ditës sё 108-të Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve. “Të rinjtë – nënvizon Papa – duhet të jenë protagonistët e së ardhmes”

R.SH. - Vatikan

“E ardhmja fillon sot, ajo fillon me ne. Ne nuk mund t'ia lëmë përgjegjësinë e vendimeve brezave të ardhshëm”. Ky është mesazhi i Papёs Françeskut në njё video-mesazh nё kuadrin e fushatën sё komunikimit,  promovuar nga Seksioni i Migrantëve dhe Refugjatëve të Dikasterit tё Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, me rastin e Ditës sё 108-të Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, e cila kremtohet të dielën e ardhshme mё 25 shtator, dhe përqendrohet mbi temën: “Ndërtimi i sё ardhmes me emigrantët dhe refugjatët”.

Papa pyet se çfarë vendimesh duhen marrë menjëherë dhe përgjigjen na e ofron pёrmes disa dëshmive që nënvizojnë nevojën për t’i shoqëruar të rinjtë në rrugën drejt zgjidhjeve të qëndrueshme. Fjalët e Papёs Françesku i shoqërojnë dëshmitë e dy ambasadorëve të rinj ‘Talitha Kum’ qё janё të angazhuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Dy tё rinjtё tregojnë gjendjen e rëndë të fenomenit në Azi dhe se si po punojnë për t’i ndihmuar ata njerёz qё janё në nevojë, duke u angazhuar kështu për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Për të kontribuar në kёtё reflektim, mund të dërgoni një video të shkurtër ose një foto me përgjigjen në media@migrants-refugees.va ose duke shkuar drejtpërdrejt në mediat sociale të Seksionit M&R. Për të kremtuar Ditёn Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve (WYD), në web faqen dedikuar kёsaj ngjarje mund të gjeni të dhёnat e plota në gjuhë të ndryshme që përmban: ide e nxitje për Kremtimin Eukaristik (Meshёn), lutje, aktivitete për të rinj e të rritur dhe shumë çka tjetër. Seksioni i Migrantëve dhe Refugjatëve pranë Dikasterit tё Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor do të jetë i lumtur të marrë dhe publikojë video ose fotografi kushtuar Ditёs Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve nga komunitete të ndryshme.

20 shtator 2022, 11:00