Kërko

Audienca e Papës Françesku me Fondacionin "Populorum Progressio" Audienca e Papës Françesku me Fondacionin "Populorum Progressio" 

Mbyllet Fondacioni Populorum Progressio, por misioni vazhdon

Me një Rescript, Papa urdhëroi mbylljen e organizmit, por në vend të tij, themeloi Fondin Populorum Progressio. Fondacioni ndryshon formë, theksoi Françesku në audiencën me Këshillin e Drejtuesve, por e ruan misionin, duke mbetur vepër bamirësie e Papës për të varfërit e Amerikës Latine dhe të Karaibeve

R.SH. – Vatikan

Për të “nxitur lidhje më të mëdha me Kishat lokale” dhe për t’i bërë më të frytshme programet e zhvillimit të gjithanshëm në bashkësitë më të varfra indigjene e me prejardhje afrikane të Amerikës Latine, Papa Françesku, me një Reskript, që hyri në fuqi sot, mbylli Fondacionin “Populorum Progressio”, pjesë e Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, dhe themeloi një Fond me të njëjtin emër, duke ia besuar Celam-it, Këshillit Ipeshkvnor të Amerikës Latine. Papa e shpjegoi këtë gjest, në takimin e sotëm me anëtarët e Këshillit të Drejtuesve, në Vatikan.

“Duke uruar që ndihma për zhvillimin e projekteve të mbetet shprehje e bamirësisë së Papës, por pa e pasur qendrën në Kurien Romake e, njëkohësisht, në linjën e thjeshtimit të proceseve, i besova CELAM-it detyrën për të na ndihmuar në analizimin e projekteve dhe në zbatimin e tyre. Dikasteri i Shërbimit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor do të mbajë përgjegjësinë për administrimin e fondit, i cili do të përdoret në shërbim të këtij misioni”.

16 shtator 2022, 13:46