Kërko

Letra e fundit e  kardinalit Luciani Letra e fundit e kardinalit Luciani 

Letra e pabotuar e Kardinalit Luçiani, në prag të Konklavit

“Fatmirësisht jam krejtësisht jashtë rrezikut” dhe “do të vij të të takoj sa më shpejt të jetë e mundur” - shkruhet në dokumentin që, së shpejti, do t’i dorëzohet Fondacionit Gjon Pali I të Vatikanit.

R. SH. - Vatikan 

“Besoj se ky është një nga shkrimet e fundit të kardinalit Luçiani”. Këtë  rithekson Don Guido Todeschini, themelues i Telepace-s i cili, gjatë programit “Linea Aperta” tregoi kopjen e një bilete me autograf, marrë si dhuratë nga ipeshkvi i dashur i Veronës, Imzot Giuseppe Carraro, pak para vdekjes. “Është relike”, i pati thënë prelati për dokumentin me autograf që Patriarku i Venedikut, miku i tij i ngushtë, ia pati dërguar një ditë para hyrjes në Konklav.

“Romë, 24.8.1978”, lexojmë në pjesën e sipërme të fletës ngjitur me vulën, që mban emrin e kardinalit Albino Luciani.

Jashtë rrezikut!

“Për fat të mirë, jam absolutisht jashtë rrezikut” - shkruan Kardinali me shkrimin e tij pakëz të ngatërruar, jo gjithmonë të lehtë për t’u deshifruar, duke kujtuar se po nisej për të marrë pjesë në zgjedhjen e zëvendësit të Palit VI. Fjalë që, sipas Don Guidos, pasqyrojnë përvujtërinë dhe thjeshtësinë e jetës së tij. “Ai shkruan ‘fat’, e konsideron hir, dmth  të bën të nënkuptosht “Sigurisht që nuk jam nga ata që do të zgjidhen. Aq më tepër sepse gjatë parashikimeve në prag, askush nuk fliste për Luçianin”. “Përfundime e argumentime gazetareske” - komenton Patriarku i Venedikut i cili, duke cituar Piun X, i cilëson si “llafazanëri”, fjalë boshe, që së shpejti do të “shemben”, lexojmë sërish! Çka do të mbetet, është “angazhimi, më serioz se kurrë, për t’u lutur dhe për të punuar për Kishën”.

04 shtator 2022, 10:56