Kërko

2022.09.04 Cappella Papale per la Beatificazione di Giovanni Paolo I 2022.09.04 Cappella Papale per la Beatificazione di Giovanni Paolo I 

Papa Françesku: me Marinë, në lutje për Ukrainën e munduar

“Virgjëra Mari na ndihmoftë të ndjekim shembullin dhe shenjtërinë e jetës së Gjon Palit I”. Kështu u shpreh Papa para lutjes së Engjëllit, në fund të Meshës së lumnimit të Papës Luçiani. Pa e harruar Ukrainën!

R. SH. - Vatikan

Eshte ditë feste për Kishën dhe për ata që e kanë në zemër fytyrën e qeshur e të gëzuar të Papës Gjon Pali I.  Ditë gëzimi! Por, edhe pse i rrethuar nga buzëqeshjet, Papa nuk harroi se në botë ka edhe njerëz që e kanë harruar gazin, njerëz që qajnë, gjithnjë në ikje…. Ndaj i ftoi besimtarët e panumërt t’i drejtohen me lutje Virgjëreshës Mari:

“E tani t’ia drejtojmë lutjen Marisë, që të na nxjerrë hirin e paqes për mbarë botën e, sidomos, për Ukrainën e martirizuar. Ajo, dishepullja e parë e përkryer e Zotit, na ndihmoftë të ndjekim shembullin dhe shenjtërinë e jetës së Gjon Palit I”.

Përshëndetjet e Papës

Së pari Papa përshëndeti delegacionet zyrtare, që erdhën për të nderuar të Lumin e ri:

“Përshëndes me respekt të thellë - kujtoi - Presidentin e  Republikës Italiane dhe Kryeministrin e Principatës së Monakos.

Së fundi, përqafimi i “besimtarëve të Venedikut, Bellunos dhe Vittorio Venetos, vende të lidhura me përvojën njerëzore, priftërore dhe ipeshknore të të Lumit Albino Luciani”.

Fatbardhësisht, menjëherë pas stuhisë së shiut, në Shesh shpërtheu një stuhi duartrokitjesh! E u mbyllën ombrellat, për t’i lëshuar rrugën rrezeve të diellit që  e veshën Sheshin vigan me dritë!

04 shtator 2022, 13:33