Kërko

2022.08.03 Udienza Generale 2022.08.03 Udienza Generale  

Përshëndetja e Papës për fëmijët e Qendrës Verore, në Vatikan

Në fund të katekizmit, Papa u drejtoi një përshëndetje të veçantë të rinjve që marrin pjesë në oratoret verore, organizuar brenda mureve të Vatikanit. Don Franco Fontana: “I ftojmë të rinjtë të ëndërrojnë ëndrra të mëdha”. Para audiencës së përgjithshme, Papa u takua me drejtuesit e Qendrës Verore, domethënë, kampit veror!

R. SH. - Vatikan

Përshëndes të rinjtë e Qendrës Verore Rinore në Vatikan. Heshtën deri tani, por duket qartë se nuk mund të rrinë pa zhurmë në shoqërinë e prindërve dhe animatorëve, të cilët i falënderoj për punën e tyre të çmuar. Dua të falënderoj posaçërisht Don Frankon,  frymëzues i këtij tubimi në Vatikan i cili, si salezian i mirë, mundi ta mbillte farën, për ta bërë të mbijë këtë kamp veror, që sivjet nis vitin e tretë ”.

Fjalët e Papës, në fund të audiencës së përgjithshme, në Sallën Pali VI  “e emocionuan shumë” At Franco Fontana-n, kapelan dhe koordinator i nismës, i cili prej tre vjtësh mirëpret, gjatë verës, fëmijë të grupmoshave të ndryshme të punonjësve të Vatikanit.  Qendra Verore, ku natyrisht jetohen edhe çaste lutjeje dhe reflektimi, ndodhet brenda qytetit të Vatikanit, në hapësira të pajisura edhe për aktivitete krijuese dhe sportive.

03 gusht 2022, 13:53