Papa: sot po jetojmë luftën e tretë botërore
Gjatë përshëndetjes së përzemërt drejtuar të gjithë polakëve, Papa kujtoi se nesër kujtohet përvjetori i shpërthimit të Luftës II Botërore, e cila i hapi aq shumë plagë kombit polak
R.SH. - Vatikan
Gjatë përshëndetjes së përzemërt drejtuar të gjithë polakëve, Papa Françesku kujtoi se nesër është përvjetori i shpërthimit të Luftës II Botërore, e cila i hapi aq shumë plagë kombit polak. Sot po jetojmë të Tretën - shtoi - për të bërë, më pas, urimin:
“Ju shtyftë kujtimi i përvojave të kaluara ta ruani paqen në veten tuaj, në familje, në jetën shoqërore dhe ndërkombëtare. E të lutemi në mënyrë të veçantë për popullin ukrainas. Zoja Mëri ju ndihmoftë të zgjidhni gjithnjë rrugën e mirësinë, të drejtësisë dhe të solidaritetit me nevojtarët”
31 gusht 2022, 12:39