Kërko

Papa: mëshirë dhe keqardhje për popullin ukrainas të martirizuar

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Françesku, duke kujtuar se njëzet vjet më parë, në Krakov, Shën Gjon Pali II shqiptoi Aktin, me të cilin ia besoi botën Mëshirës Hyjnore, i kërkoi Zotit "mëshirë të veçantë" për popullsinë ukrainase, në konflikt që prej gjashtë muajsh

R.SH. - Vatikan

Bota ka shumë nevojë për mëshirë, veçanërisht Ukraina, e cila është në luftë që prej gjashtë muajsh. Në prag të solemnitetit të Zojës së Madhe, pas lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku i kërkoi Zotit mëshirë dhe keqardhje për popullin ukrainas të torturuar. Ati i Shenjtë kujtoi ngjarjen e 20 viteve më parë, në Krakov, kur Papa shenjt Gjon Pali II ia besoi botën Mëshirës Hyjnore:

“Një mendim i veçantë për shtegtarët e shumtë, që sot u mblodhën në Shenjtëroren e Mëshirës Hyjnore në Krakov, ku njëzet vjet më parë, Shën Gjon Pali II shqiptoi Aktin, me të cilin ia besoi botën Mëshirës Hyjnore. Sot e kuptojmë më shumë se kurrë atë gjest, të cilin duam ta ripërtërijmë me lutje dhe me dëshminë e jetës. Mëshira është rruga e shpëtimit për secilin prej nesh dhe për mbarë botën”.

Më pas, thirrja për popullsinë ukrainase:

“T’i kërkojmë Zotit mëshirë, mëshirë të veçantë, mëshirë dhe keqardhje për popullin ukrainas të martirizuar”.

14 gusht 2022, 13:28