Kërko

Papa kardinajve të rinj, ecni me Krishtin në botë

Kisha është e madhe, është e fortё, dhe ne jemi të vendosur në ecim me Krishtin në udhët e botës. Kёshtu tha mes tjerash Papa nё predikimin e Meshën, pasdite nё Bazilikёn e Shën Pjetrit nё Vatikan, kremtuar me kardinajtë e emëruar në Koncistorin e së shtunën sё kaluar dhe me Kolegjin e Kardinajve. Fjala e Zotit sot zgjon tek ne mahnitjen e të qenurit në Kishë, të të qenurit Kishë! Dhe kjo është ajo që e bën komunitetin e besimtarëve tërheqës, fillimisht për veten e tyre e më pas për të gjithë

R.SH. - Vatikan

 “Në Meshën e kremtuar pasdite në Bazilikën e Vatikanit, në fund të takimit dy ditor me kardinajtë e krijuar më 27 gusht dhe Kolegjin e Kardinajve, Papa Françesku i ftoin kardinajtë të ushtrojnë shërbesën e tyre duke u mrekulluar nga plani i Zotit, të duan Kishën dhe t’t shërbejnë misionit tё saj, i paralajmëroi tё ruhen nga krimbi i botës shpirtërore që heq forcën, shpresën dhe aftësinë për të parë Jezusin që na thërret me emër dhe na dërgon nё mesin e njerёzve pёr tё pёrhapur Dashurinё dhe Mёshirёn e Tij Hyjnore.

"Në të vërtetë, Fjala e Zotit sot zgjon tek ne mahnitjen e të qenurit në Kishë, të të qenurit Kishë! Dhe kjo është ajo që e bën komunitetin e besimtarëve tërheqës, fillimisht për veten e tyre dhe më pas për të gjithë: misteri i dyfishtë i të qenurit tё bekuar në Krishtin dhe të ecjes sonё me Krishtin në botë. Kjo mahnitje nuk pakësohet tek ne me kalimin e viteve, nuk pakësohet me rritjen e përgjegjësive tona në Kishë. Faleminderit Zot jo. Po përforcohet, thellohet mё tej.

Jam i sigurt se edhe pёr ju është e njëjta gjё, të dashur vëllezër që jeni anëtarësuar në Kolegjin e Kardinajve”, u tha Papa  kardinajve të rinj - të emëruar në Koncistorin e së shtunës së kaluar - gjatë predikimit të Meshës së Shenjtë kremtuar në Bazilikën e Vatikanit, nё mbyllje tё Koncistorit me kardinajtё e rinj dhe me Kolegjin kardinalor tё Kishёs. “Lutjet e kësaj tё kremteje marr nga Meshari Romak “kushtuar Kishës” dhe Leximet biblike tё kёsaj Meshe – tha Papa në fillim të predikimit  tё tij gjatё Meshёs – na paraqesin një mahnitje të dyfishtë: atë të Palit Apostull përballë planit të shpëtimit të Zotit dhe atë të dishepujve, ndёr tё cilёt ёshtё edhe vetë Mateu, qё vjen nga takimi me Jezusin e ngjallur, i cili i dërgon në mision”.

Në himnin e Shёn Palit "kjo shprehje, 'në Krishtin' ose 'në Të', është shtyllë mbi tё cilёn mbështeten të gjitha fazat e historisë së shëlbimit. Përballë këtij plani, siç thotë liturgjia, 'lavdërimi është punё e denjё dhe e drejtё': lavdërimi, bekimi, adhurimi, mirënjohja që njeh veprën e Zotit. Një lavdërim e mirёnjohje - tha Papa Françesku - që ushqehet nga mahnitja dhe ruhet nga rreziku i rënies në zakonin e përditshmërisë për sa kohë që tërhiqet nga mahnitja, për sa kohë qё ushqehet nga kjo gurrё themelore e zemrës dhe shpirtit: mahnitja”.

Për Papën, "vendimi i padepërtueshëm i Zotit për të ungjillëzuar botën nuk pushon së na mahnitur, duke u nisur - theksoi Françesku - nga  grupi i tё mjerëve qё ishin dishepujt, të cilët, siç vëren Ungjilltari, ende dyshonin nё Jezusin. Por, nёse shikojmë mirё e nga afërt, nuk është ndryshe as mahnitja që na duket kur shikojmë veten tonё, të mbledhur sot këtu, të cilëve Jezusi u ka përsëritur po të njëjtat fjalë drejtuar dishepujve, u ka besuar të njëjtin mision”.

“Jam i sigurt se është kështu edhe për ju, të dashur vëllezër, që jeni bashkuar me Kolegjin e Kardinajve. Dhe na jep gëzim fakti qё kjo ndjenjë e mirënjohjes dhe e misionit na bashkon tё gjithёve, të gjithë ne qё jemi të pagëzuar”. "Dhe ndoshta kjo është masa, termometri, i jetës sonë shpirtërore - kujtoi Papa -.  Shpresoj që të mund të nisemi përsëri nga ky kremtim dhe nga kjo mbledhje kardinalore, më të aftë për t'ua shpallur të gjithë popujve mrekullitë e Zotit " ", uroi Papa.

30 gusht 2022, 18:47