Kërko

Mladifest, Medjugorje 2022 Mladifest, Medjugorje 2022 

Medjugorje, Papa të rinjve: besojini Jezu Krishtit e do të gjeni paqen e zemrave

Françesku u dërgon një mesazh pjesëmarrësve të Festivalit të Rinisë, që filloi dje në qytetin marian e do të vazhdojë deri më 6 gusht: ndiqeni Krishtin për të pasur guxim, dhembshuri e shpresë

R.SH. – Vatikan

Jeta është çështje drejtimi. Sidomos kur bëhet e ashpër, mes padrejtësive e zhgënjimeve, është e rëndësishme “të dish në ç’drejtim të shkosh, sepse ka shumë horizonte mashtruese, që premtojnë një të ardhme më të mirë”, por sigurisht ka vetëm një drejtim, që nuk zhgënjen, ai, që na tregon Krishti, duke siguruar për këdo që e ndjek, pushim për shpirtin. Papa merr shkas nga Ungjillit sipas Mateut, i cili i jep temën takimit të të rinjve në Medjugorje: “Mësoni prej meje e do të gjeni pushim për shpirtin” (Mt 11,28-30). Dje nisi “Mladifest”, Festivali Ndërkombëtar i Rinisë 2022, që do të vijojë deri më 6 gusht.

Festivali i Rinisë, Medjugorje 2022
Festivali i Rinisë, Medjugorje 2022

Lëvizni me stilin e Jezusit

“Ejani dhe mësoni prej meje”, u thotë Krishti apostujve, e kjo, pohon Françesku, është “ftesë për të lëvizur, për të mos qëndruar i qetë, i ngrirë dhe i frikësuar përballë jetës dhe për t’ia besuar Atij vetveten”. “Duket e lehtë – vazhdon Papa – por në çastet e errëta është e natyrshme të mbyllesh në vetvete. Përkundrazi, Jezusi do që të na nxjerrë prej kësaj gjendjeje, prandaj na thotë 'Eja'”. Duke ecur me të, vazhdon Papa, mësojmë të mos mbështetemi vetëm në forcat tona, të mendojmë, të shohim e të veprojmë si Ai, të kemi guxim, dhembshuri dhe shpresë.

Festivali i Rinisë, Medjugorje 2022
Festivali i Rinisë, Medjugorje 2022

Vendi më i veçantë

Së fundi, Françesku ia beson të rinjtë shën Marisë dhe u kujton se ajo quhet "Ylli i detit", "shenjë shprese në detin e trazuar, që – pohon Ati i Shenjtë - na drejton drejt portit të paqes". Në këtë kohë, “në zemër të verës – përfundon ai – Zoti ju fton të shkoni me Të për pushime, në vendin më të veçantë që ekziston: në zemrën e secilit”.

Festivali i Rinisë, Medjugorje 2022
Festivali i Rinisë, Medjugorje 2022
02 gusht 2022, 15:29