Princat e Monakos, në audiencë tek Françesku
U mbajt në Sallën e Bibliotekës, në Vatikan, takimi i Papës Françesku me autoritetet e Principatës së Monakos, Princin Albert II dhe Princeshën Charlene. Rreth gjysmë ore bisedë. Më pas, paraqitja e përfaqësuesve të tjerë shoqërues, para shkëmbimit tradicional të dhuratave.
Françesku i dhuroi familjes mbretërore monegaske një vepër arti derdhur në bronz: një fëmijë, duke ndihmuar një tjetër të ngrihet. Shoqëruar me fjalët “Duaj e ndihmo”- së bashku me vëllimet e dokumenteve papnore - Mesazhin e sivjetëm për paqen, Dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore dhe librin mbi Statio Orbis të datës 27 mars 2020, shtypur nga Shtëpia Botuese e Vatikanit.
Ndërsa Princat i dhuruan Atit të Shenjtë pamjen e Kapelës së Pallatit të Monakos, vepër arti realizuar me procesin e stampës.