Në korrik ndërpriten audiencat e përgjithshme të Papës
Katekizimi i Françeskut ndërpritet, për pushimet e zakonshme verore. Do të rifillojë të mërkurën, më 3 gusht.
R. SH. - Vatikan
Ashtu si në vitet e mëparshme, audiencat e përgjithshme të së mërkurës, takime të përjavshme të Papës me besimtarë e jo nga mbarë bota, gjatë muajit korrik pezullohen për pushimet e zakonshme verore. Lajmin e jep Salla vatikanase e Shtypit.
Takimet me Françeskun, në audiencën e përgjithshme, do të rifillojnë të mërkurën, më 3 gusht. Kujtojmë se duke nisur nga 23 shkurti, pas katekizmit kushtuar Shën Jozefit, Papa flet për të moshuarit, përmes disa figurave të njohura, të pranishme në Bibël.
01 korrik 2022, 15:19