Kërko

Pope Francis attends Mass at St Peter's Basilica, Vatican Pope Francis attends Mass at St Peter's Basilica, Vatican

Papa e Paliot: ndërmjet kryeipeshkvijve, Arian Dodaj

Papa, gjatë homelisë, kujtoi edhe se sot është edhe “festa e Paliove”. Si u bekuan prej Tij mbi Varrin e Shën Pjetrit, u vunë mbi shpatullat e kryeipeshkvijve të rinj

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kujtoi edhe se sot është edhe “festa e Paliove”, të bekuara prej tij mbi Varrin e Shën Pjetrit. E kjo festë na kujtoi aradhen e kryeipeshvijve shqiptarë, që e mbartën mbi supe këtë Palio, të cilën pastaj e mbrojtën edhe me gjakun e tyre. Derisa Papa Gjon Pali II e vuri mbi supet e kryeipeshkvijve të rinj të pas diktaturës…

E sot Papa Françesku i vuri sërisht paliot mbi shpatullat e kryeipeshkvijve të rinj, edhe të kryeipeshkvit të ri shqiptar, Imzot Arian Dodajt, simbol i flijimit të plotë të jetës për Kishën e Krishtit e për njeriun:

“Sot, sipas një tradite të bukur, bekova Paliot për Kryeipeshkvijtë Metropolitë të sapoemëruar, shumë prej të cilëve marrin pjesë në këtë festë. Në bashkësinë me Pjetrin, ata janë thirrur të jenë roje vigjilente të grigjës të ‘luftojnë luftën e mirë’, asnjëherë vetëm, por me të gjithë njerëzit besnikë të Zotit”.

Në përfundim të homelisë, Papa përshëndeti përzemërsisht edhe Delegacionin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, dërguar nga vëllai i dashur Bartolomeu. Pasi i falënderoi për praninë, i ftoi:

“Të ecim së bashku, sepse vetëm së bashku mund të jemi farë të Ungjillit dhe dëshmitarë të vëllazërisë.Pjetri dhe Pali ndërmjetësojnë për ne, për qytetin e Romës, për Kishën dhe për mbarë botën. Amen”.

29 qershor 2022, 11:38