Kërko

EUROPE-MIGRANTS/SPAIN EUROPE-MIGRANTS/SPAIN

Papa Caritasit të Spanjës, duhen njohur dinjiteti dhe të drejtat e varfërve

Në një mesazh me rastin e 75-vjetorit të themelimit të organizmit kishtar Caritasit, Papa Françesku tregon rrugët e reja që duhen ndjekur në shenjën e dashurisë për të tjerët

R.SH. - Vatikan

Motoja e zgjedhur nga Caritas-i spanjoll për përvjetorin e themelimit - "75 vjet dashuri për të tjerët" - është për Papën Françeskun një sintezë e historisë së organizmit kishtar, "një shërbim që vazhdon në të tashmen dhe i hapet së ardhmes me shpresë, duke ditur të shohësh fytyrën e Krishtit të kryqëzuar në kaq shumë njerëz të vuajtur, duke u ofruar atyre miqësi, ndihmë dhe ngushëllim”. Një jubile, nënvizon Papa, është gjithashtu edhe një mundësi për të falënderuar dhe shqyrtuar "me drejtimin e Shpirtit Shenjt Zot, shtigjet e kësaj etape të re".

"Rruga e të vegjëlve"

Tre janë udhëzimet që sugjeron Papa. Ai shpjegon nevojën për të arritur tek "të varfërit dhe të përjashtuarit", të cilët janë "të privilegjuarin e Ungjillit", të preferuarit e Zotit. "Por ne nuk mund të presim - shkruan Françesku - që ata të vijnë dhe të trokasin në derën tonë; ne duhet të dalim t'i takojmë, të kërkojmë të mirën e tyre integrale dhe zhvillimin e tyre të plotë, duke njohur dinjitetin dhe të drejtat e tyre”.

"Udhëtimi i Caritas-it është 'shtegu i më të vegjëlve' dhe i ‘më të mbramëve’. Të varfërit dhe të përjashtuarit janë të privilegjuarin e Ungjillit, atyre u kushtohet vëmendja jonë; ata zënë një vend të privilegjuar në zemrën e Zotit, deri në atë pikë sa Ai vetë 'u bë i varfër'". Kështu  pohon Papa Françesku në mesazhin dërguar Caritas-it spanjoll me rastin e 75-vjetorit të themelimit të tij. Zoti "kërkon dhe i afrohet më të dobëtit" që "t’u kujdeset për ta me dhembshuri dhe butësi. Për të ndjekur këtë rrugë, është i nevojshëm një qëndrim i konvertimit dhe konfigurimit të vazhdueshëm me Krishtin, pasi vetëm në masën që ne i bëjmë tonat ndjenjat dhe qëndrimet e tyre, bamirësia jonë do të jetë më aktive dhe efektshme”, përfundon Ati i Shenjtë

29 qershor 2022, 14:33