Kërko

Françesku: ta krijojmë ardhmërinë edhe për migrantët e refugjatët

Një video e re e Françeskut, pjesë e fushatës komunikative, promovuar nga Seksioni i Migrantëve dhe Refugjatëve pranë Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, në kuadrin Ditës së 108-të Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, e cila do të festohet të dielën, më 25 shtator 2022.

R. SH. - Vatikan

Në video, Papa Françesku nxit për ndërtimin e një ardhmërie gjithëpërfshirëse, ardhmëri për të gjithë, në të cilën askush nuk duhet të përjashtohet, veçanërisht më të rrezikuarit, përfshirë emigrantët, refugjatët,  të shpërngulurit dhe viktimat e trafikimit. Ati i Shenjtë na drejton të gjithëve një pyetje të drejtpërdrejtë: “Ç’do të thotë t’i vendosësh në qendër më të pambrojturit?”- pyet Papa, e pas Atit të Shenjtë  dëshmon një emigrante e re venezueliane, Ana, e cila falë ndihmës së Kishës, po jeton një jetë të re në Ekuador, së bashku me familjen e saj.

Të gjithë janë të ftuar t’i përgjigjen pyetjes së Papës Françesku, duke dërguar kontributin e tyre me një video ose foto të vogël, në adresën media@migrants-refugees.va ose duke u përgjigjur drejtpërdrejt në rrjetet sociale të Seksionit të Migrantëve dhe Refugjatëve.

I gjithë materiali i fushatës komunikuese është i pranishëm në faqen që i kushtohet dhe mund të shkarkohet, të publikohet, të përdoret dhe të shpërndahet lirisht.

“Gjatë përgatitjes për Ditën Botërore të 108-të të Emigrantëve dhe Refugjatëve, Seksioni i Emigrantëve dhe Refugjatëve - saktësohet në një shënim - i pret me kënaqësi dëshmitë e shkruara ose multimediale, fotografitë nga kishat vendase, nga katolikët e nga të gjithë ata, që  përkushtohen bashkërisht për kujdesi baritor të emigrantëve dhe të refugjatëve”.

07 qershor 2022, 11:21