Kërko

2020.03.11 Papa Francesco e Madonna 2020.03.11 Papa Francesco e Madonna

Papa: t’ia besojmë Marisë paqen për Evropën e për botën

Në përshëndetjet drejtuar grupeve pjesëmarrëse në audiencën e përgjithshme, Françesku i ftoi të gjithë ta thonë çdo ditë Rruzaren gjatë muajit maj, duke ia besuar Virgjërës Nënë, rikthimin e paqes e të qetësisë në Evropë e në botë

R.SH. - Vatikan

Në përshëndetjet drejtuar grupeve pjesëmarrëse në audiencën e përgjithshme, Françesku i ftoi të gjithë ta thonë çdo ditë Rruzaren gjatë muajit maj, duke ia besuar Virgjërës Nënë,  rikthimin e paqes e të qetësisë në Evropë e në botë

 Nuk u ngrit në këmbë as sot Papa Françesku, sepse gjuri, që vijon t’i dhembë, e detyron të rrijë ulur, ndonëse do të dëshironte t’i përshëndeste të gjithë në këmbë. Në pamundësi, kërkoi falje me shpresën se së shpejti do ta lëtë pas shpine edhe këtë dhimbje. Që sigurisht nuk e pengoi as këtë herë të kujtojë krizat e botës  së copëtuar nga luftërat, që vijojnë ta kafshojnë Planetin. E, sidomos, t’i lutet Zojës, së cilës këtë muaj i drejtohemi në mënyrë të veçantë, në çaste të mira e të vështira:

“Ju ftoj të kërkoni ndërmjetësimin e Saj për ndjetet tuaja personale, për ndjetet e Kishës e për paqen në botë”.

Këtë ftesë Papa e bëri duke u folur shtegtarëve të gjuhës gjermane, të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, por pa harruar as grupet e tjera gjuhësore. Si grupin polak, për shembull, që dje kremtonte solemnitetin e Zojës, Mbretëreshë e Vendit.

Nëna e Zotit, Nënë e Botës: “identikiti” i  Marisë, sipas Françeskut

“Në Jasna Gora - vijoi - kujtuat kardinalin e Lum Wyszynski, që ju mësoi  t’ia besoni vetveten Marisë në çastet më të vështira të historisë suaj. Duke ndjekur shembullin e tij, besojani Virgjërës fatet e atmes e të paqes në Evropë”.

Së fundi, “arma sa e lashtë, aq edhe e re,  kujtuar besimtarëve  të gjuhës portugeze: Rruzarja e thënë ditë për ditë:

“E nisëm këto ditë muajin e majit, që tradicionalisht i bën thirrje popullit të krishterë t’i shumëfishojë gjestet e përditshme të nderimit për Virgjërën Mari. Sekreti i Paqes së saj dhe i guximit të saj ishte siguria se ‘për Zotin nuk ka asgjë të pamundur’. Kemi nevojë ta mësojmë këtë me Nënën e Jezusit:  t’ia shprehim mirënjohjen tonë, duke e thënë rruzaren çdo ditë”.

04 maj 2022, 13:18