Kërko

Signor Kiril Petkov, Primo Ministro della Repubblica di Bulgaria Signor Kiril Petkov, Primo Ministro della Repubblica di Bulgaria 

Françesku pret kryeministrin e Bullgarisë

Papa priti sot kryeministrin Kiril Petkov. Biseda private zgjati një çerek ore.

R. SH. - Vatikan

Në prag të Festës së Shenjtorëve Çirili dhe Metodi, festë e alfabetit bullgar, e arsimit, kulturës bullgare dhe letërsisë sllave, planifikuar për nesër, sot paradite Papa priti në Vatikan një delegacion nga vendi, kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov.

Biseda private e Françeskut me kryeministrin zgjati më se një çerek ore. Më pas, shkëmbimi i zakonshëm i dhuratave. Pala bullgare, njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit, solli një  Shpellë Betlehemi të punuar me fije leshi nga Qendra “Lindja e Krishtit”, e lidhur me Ekzarkatin Apostolik Katolik të ritit bizantino-sllav në Sofje dhe një qilim tradicional Chiprovtsi.

Papa iu përgjigj me një sërë dhuratash, ndërmjet të cilave, një kopje e Mesazhit të këtij viti për Paqen si dhe Dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore.

23 maj 2022, 16:26