Kërko

Sport: Papa, vlera që hapin udhën e pajtimit ndërmjet popujve

Papa: sporti, me vlerat e tij, mund të luajë një rol të rëndësishëm në botë, duke i hapur rrugën harmonisë ndërmjet popujve, me kusht që të mos i humbasë kurrë aftësitë për ta ruajtuar natyrën e tij amatore, larg çdo interesi, sport për sport, e të mos synojë kurrë fitimin

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, duke u uruar sportistëve Ditën e tyre botërore, pohon se vlerat e sportit hapin udhën e pajtimit ndërmjet popujve.

“U drejtohem burrave e grave të sportit, që përmes veprimtarive të tyre të jenë dëshmitarë të palodhur të vëllazërimit e të paqes”.  Janë fjalët e Papës  në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke kujtuar se sot kremtohet Dita  botërore e Sportit për paqen dhe zhivillimin, shpallur nga Kombet e Bashkuara:

“Sporti, me vlerat e tij, mund të luajë një rol të rëndësishëm në botë, duke i hapur rrugën harmonisë ndërmjet popujve, me kusht që të mos i humbasë kurrë aftësitë për ta ruajtuar natyrën e tij amatore, larg çdo interesi, sport për sport, e të mos synojë kurrë fitimin”-  shtoi Papa.

06 prill 2022, 16:09