Papa: pasdite, në katamarano, drejt Gozos, për takimin e lutjes
R. SH. - Vatikan
Papa Françesku e përfundoi fjalimin publik drejtuar autoriteteve, shoqërisë civile dhe Trupit Diplomatik, në Grand Council Chamber të Pallatit të Mjeshtrit të madh në Valletta e, më pas, u nis drejt nunciaturës apostolike, në Tal-Virtu’, në qytezën e rajonit verior të Maltës, Rabat. Vend kufitar me kryeqytetin e lashtë, Medinën. E pikërisht në Rabat banoi Shën Pali pas përmbytjes së barkës në brigjet malteze. Këtu e themeloi bashkësinë e parë kristiane të ishullit, e po këtu u mikpritën disa urdhëra rregulltare. Ndërmjet tyre, Domenikanët e Agostinianët, edhe sot e kësaj dite të pranishëm në manastiret dhe kuvendet e kësaj toke.
Në orën 15.30 Papa do të arrijë në portin e madh të Valletës, për t’u imbarkuar në një katamarano e për t’u nisur drejt ishullit të Gozos. Këtu Bergoglio do të arrijë në Shenjtëroren kombëtare të Ta ‘Pinu, vend shtegtimesh, më i famshmi në Maltë, për Takimin e lutjes. E presin më se 2 mijë vetë!