Kërko

2022.03.12 Tweet del Papa in ucraino 12 marzo 2022.03.12 Tweet del Papa in ucraino 12 marzo

Papa Françesku: në emër të Zotit, ndaloni, mendoni fëmijët

Në një tweet, Papa Françesku shikon të vegjlit, vuajtjet e shkaktuara nga lufta, fëmijërinë e vjedhur, të keqen që ata pёsojnё. Shumё herё zёri i tij, gjatё papnisë, ёshtё bёrё zëri i më të brishtëve

R.SH. - Vatikan

Koka e ulur e Papës është shenjë e një dhimbjeje që rëndon shpirtin. Por nuk është shenjë dorëzimi përballë tragjedisë së fëmijëve. Fjalët e tij, sot në një tweet në faqen @Pontifex, vijnë si një thirrje që duhet dëgjuar dhe pranuar për të ndryshuar rrjedhën e historisë.

Kurrë luftë! Mendoni, mbi të gjitha, për fëmijët, të cilëve u është hequr shpresa për një jetë të denjë: fëmijë të vdekur, të plagosur, jetimë; fëmijë që kanë si lodra mbeturinat e luftës... Në emër të Zotit, ndaloni!

Imazhet që përdor Papa Françesku janë të forta, kujtojnë vdekjen, vetminë. Tё prek kur mendon që predhat, minat kundër-njeriut që janë bërë shokë të vërtetë loje për shumë fëmijë. Tё prek edhe "mendimi", që i vë para pёrgjegjёsisё të gjithë, fjala "ndal" që është një thirrje pёrgjёruese.

12 mars 2022, 21:17