Kërko

Papa priti presidentin slloven, kriza ukrainase e zgjerimi BE-sё nё Ballkan nё qendёr tё bisedimeve

Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet mes Kishës dhe Shtetit në vend ndër çështjet e prekura në audiencёn e sotme në Vatikan me kreun e Shtetit Borut Pahor.

R.SH. - Vatikan

Një vështrim ndaj kufijve më të afërt të Kontinentit të Vjetër dhe atyre më të largët, në veçanti Ukrainën, teatër i tensioneve të forta midis Lindjes e Perëndimit prej shumë javësh. Ky qe horizonti i “bisedimeve të përzemërta” mes Papës dhe krerëve të Sekretarisë të Shtetit tё Vatikanit me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, që u zhvilluan me rastin e 30-vjetorit tё njohjes së vendit nga Selia e Shenjtë dhe themelimit të marrëdhëniet diplomatike.

Në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, saktësohet se gjatё audiencës “u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe dialogu i vazhdueshëm ndërmjet Kishës e autoriteteve civile sllovene”, e në vazhdim të bisedës – qё vijoi si zakonisht edhe me Sekretarin e Shtetit tё Vatikanit Kardinalin Pietro Parolin e kryeipeshkvin Imzot Richard Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet - "u trajtuan çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë bashkëpunimin rajonal, zgjerimin e Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe situatën në Ukrainë"

07 shkurt 2022, 15:08