Kërko

 Pontificio Consiglio Dialogo Interreligioso - dipinto con Paolo VI, Ghandi e i leader delle religioni mondiali Pontificio Consiglio Dialogo Interreligioso - dipinto con Paolo VI, Ghandi e i leader delle religioni mondiali

Papa: kulti i Zotit nuk mund të çojë në urrejtje dhe dhunë

Papa: "Kulti i Zotit, i sinqertë dhe i pёrvujatur, nuk çon në diskriminim, urrejtje dhe dhunë, por në respektimin e shenjtërisë së jetës, në respektimin e dinjitetit dhe lirisë së të tjerëve e nё një angazhim dashamirёs për mirëqenien e të gjithëve".

R.SH. - Vatikan

"Kulti i Zotit, i sinqertë dhe i pёrvujatur, nuk çon në diskriminim, urrejtje dhe dhunë, por në respektimin e shenjtërisë së jetës, në respektimin e dinjitetit dhe lirisë së të tjerëve e nё një angazhim dashamirёs për mirëqenien e të gjithëve". Kështu thotë Papa Françesku në një postim në njё tweet me rastin e Javës Botërore të Harmonisë Ndërfetare.

Besimtarët, duke e ditur se njeriu nuk rron vetëm me bukë, janë të vetëdijshëm se duhet të japin një kontribut të veçantë në jetën e përditshme e se duhet ta bëjnë këtë së bashku, jo si kundërshtarë a konkurentë, por si shtegtarë drejt së vërtetës. Besimtarët e kanё për detyrë të japin ndihmesën e tyre në këtë drejtim.

Fetë mund t’i bashkojnë popujt

“Për shkak të dhunës e të terrorizmit është përhapur një sjellje  e qëndrim dyshimi e madje deri edhe dënimi të feve – tha Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme “ndërfetare” mbajtur mё 28 maj 2015 në Vatikan, të cilën ia kushtoi 50-të vjetorit të Deklaratës së Koncilit II të Vatikanit “Nostra Aetate” . Në realitet, megjithëse asnjë fe nuk është e paprekshme e nuk përjashtohet nga rreziku i devijimeve fundamentaliste apo ekstremiste në individ apo grupe, duhen shikuar vlerat pozitive që ato jetojnë dhe propozojnë, e që janë burime shprese”. "Fjalë është për të lartuar vështrimin e për të shkuar më tej”. Kështu pra, pohoi Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kushtuar, mё 28 maj 2015, 50-të vjetorit të deklaratës  së Koncilit të II Kishtar të Vatikanit “Nostra aetate” mbi raportin e Kishës katolike me fetë jo të krishtera.

“Dialogu i bazuar në besimin e anasjelltë – vijoi me atё rast Papa Bergoglio – mund të sjell fara të mira të cilat pastaj bëhet fidanë miqësie e bashkëpunimi në shumë fusha, e sidomos në shërbimin e të varfërve, të vegjëlve, të moshuarve, në pritjen e emigrantëve, në kujdesin ndaj atij që është i përjashtuar”.

“Mund të ecim së bashku duke u përkujdesur njëri për tjetrin e për krijimin, për ambientin. Së bashku – tha Papa Françesku – mund të lëvdojmë Krijuesin pse na ka dhuruar kopshtin e botës për ta kultivuar e ruajtur si një të mirë të përbashkët, e mund të realizojmë projekte të bashkëndarë për ta luftuar varfërinë e për t'i siguruar çdo burri e gruaje kushtet e një jete dinjitoze”

01 shkurt 2022, 16:49