Kërko

Fortlumturia e Tij Raphaël Bedros XXI Minasian, Patriark i Cilicës së Armenëve Fortlumturia e Tij Raphaël Bedros XXI Minasian, Patriark i Cilicës së Armenëve

Papa Françesku: kungimi së bashku me Patriarkun Minassian për “Ecclesiastica Communio”

Gjatë Meshës për Ditën e Jetës së kushtuar, bëhet e dukshme publikisht "Ecclesiastica Communio”, dhënë nga Ati i Shenjtë Fortlumturisë së Tij Raphaël Bedros XXI Minasian, Patriark i Cilicës së Armenëve

R.SH. - Vatikan

Sot pasdite, në Bazilikën e Shën Pjetrit, gjatë kremtimit Eukaristik të kryesuar nga Papa për Festën e Paraqitjes së Zotit në Tempull, në Ditën Botërore të Jetës së kushtuar, “paraqitja publike” e “Ecclesiastica Communio”, dhënë nga Ati i Shenjtë Fortlumturisë së Tij Raphaël Bedros XXI Minasian, Patriark i Cilicës së Armenëve.

Lajmin e jep Kongregata për Kishat Lindore, duke kujtuar se më 23 shtator, Sinodi i Ipeshkvijve të Kishës Patriarkale të Cilicës së Armenëve, i thirrur në Romë nga Papa, zgjodhi Patriarkun, që i kërkoi Atit të Shenjtë bashkimin kishtar, dhënë më pas me letrën e bërë publike më 24 shtator. Sipas traditës, “Ecclesiastica Communio” bëhet e dukshme publikisht gjatë një kremtimi eukaristik të Patriarkut së bashku me Papën (ose me delegatin i tij). Prania në altar e prefektit të Kongregatës për Institutet e Jetës së kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, e patriarkut të ri dhe e prefektit të Kongregatës për Kishat Lindore, pranë Atit të Shenjtë, “shpreh edhe dëshminë e përbashkët të jetës së shuguruar në ritin latin e në atë lindor, që të dyja dikasteret janë të thirrura të shoqërojnë në emër të Shenjtërisë së Tij”, thuhet në një notë.

“Bashkimi është një koncept, që konsiderohet nder i madh, si në Kishën e lashtë, ashtu edhe sot, veçanërisht në Lindje. Me të nuk nënkuptohet ndonjë ndjenjë e paqartë, por një realitet organik, i cili kërkon formë juridike e, njëkohësisht, gjallërohet nga dashuria e krishterë”, shkruhet në notën, që do të lexohet në fillim të kremtimit eukaristik. Pas Agnus Dei dhe pas përgjigjes së asamblesë, Ati i Shenjtë ngre patenën me Korpin e Krishtit dhe ia ofron Patriarkut. Të dy e mbajnë lart me katër duar, pastaj e vendosin në altar. E njëjta gjë përsëritet me kelkun e Gjakut të Krishtit. Më pas, marrin të dy kungimin me hosten shenjte. Papa Françesku merr Gjakun e Krishtit nga kelku e pastaj, ia ofron Patriarkut, që kungohet edhe ai.

02 shkurt 2022, 15:45