Kërko

Bosnjë-Hercegovina. Kard. Puljic  me kryeipeshkvin e ri të Vrhbosna, Sarajevo, imzot. Tomo Vuksic Bosnjë-Hercegovina. Kard. Puljic me kryeipeshkvin e ri të Vrhbosna, Sarajevo, imzot. Tomo Vuksic 

Sarajevë, Papa emëron ipeshkvin Vukšić pasardhës të kardinalit Puljić

Kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës, qytet-martir i luftës në ish-Jugosllavi ndërmjet viteve 1992-1995, ka një kryeipeshkëv të ri, që zëvendëson kardinalin Puljić, bari i tij për më shumë se 30 vjet, pas dorëheqjes për arritjen e moshës së pensionit.

R. SH. Vatikan

Kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës, qytet-martir i luftës në ish-Jugosllavi ndërmjet viteve 1992 -1995, ka një kryeipeshkëv të ri, që zëvendëson  kardinalin, bari i tij për më shumë se 30 vjet, pas dorëheqjes për arritjen e moshës së pensionit. Papa Françesku pranoi kërkesën për dorëheqje nga drejtimi baritor i kryedioqezës metropolitane të Vrhbosna, paraqitur nga Hirësia e Tij Puljić, i cili më 8 shtator 2020 mbushi 75 vjeç. Vendin e tij e zë  imzot Tomo Vukšić, deri tani kryeipeshkëv-ndihmës i kryedioqezës.

Puljić: nga Banja Luka, në Zarë, e prej vitit 1990, në Sarajevë

 Puljić lindi në Banja Luka, në përfundim të Luftës II Botërore. I dymbëdhjeti i trembëdhjetë fëmijëve, Vinko mbeti jetim nga nëna që në moshën tre vjeçare. Babai u rimartua e ai u rrit në duart e njerkës. Ndoqi rrugën e meshtarisë e u shugurua më 29 qershor 1970. U inkardinua, deri më 1978, në dioqezën e Banja Lukës, për të kryer, më pas, detyrën në vende të tjera, derisa u emërua  kryeipeshkëv i Sarajevës, më 19 nëntor 1990, i shuguruar nga dora e Gjon Palit II, më 6 janar 1991. Një vit më pas nisi lufta civile. Sarajeva u rrethua e kryeipeshkvi nisi thirrjet e paharrueshme për paqen dhe mbrojtjen e të drejtave të pacënueshme të njeriut, që po shkeleshin mizorisht, duke vënë në rrezik edhe jetën, kur ushtarakët serbo-boshnjakë e mbajtën në burg për 12 orë rresht.

Papa Wojtyla e krijoi kardinal në vitin 1994. Ishte vetëm 49 vjeç.

Në Sarajevë, Gjon Pali II më 1997 e Françesku më 2015

Më 1997, së bashku me përfaqësuesit e tjerë të feve të ndryshme të vendit,  themeloi Këshillin ndërfetar të Bosnjës e Hercegovinës. Në të njëjtin vit priti Papën Wojtyla gjatë shtegtimit historik në Sarajevë, më 1997 e, në vitin 2015, Papën Françesku. Nga marsi 2015 është Kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Bosnjës e Hercegovinës. E kreu këtë detyrë nga vitit 1995, deri më 2002 e nga 2005 deri më 2010.

Mori pjesë në konklavin e vitit 2005-së, që zgjodhi Papën Benedikti XVI dhe në atë të 2013-tës, që  zgjodhi Papën Françesku.

29 janar 2022, 17:30