Kërko

 Papa Françesku pagëzon disa fëmijë në Kapelën Sikstine Papa Françesku pagëzon disa fëmijë në Kapelën Sikstine 

Pagëzime në Sikstinë: Riti në të cilin “predikojnë” foshnjat

Sot, e Diel, 9 janar, me rastin e festës së Pagëzimit të Zotit, Papa kryeson kremtimin e Meshës gjatë së cilës u jep Sakramentin 16 të posalindurve.

R. SH. - Vatikan

Në Kapelën Sikstine pikturat, si figurat e një Libri, i bëjnë më të kuptueshme të vërtetat e shprehura në Shkrimet Shenjte. Në këtë vend, përuruar nga Papa Juli II në vitin 1512, zhvillohet Konklavi e zgjidhet Papa. E po në këtë skenë të jashtëzakonshme rinashimentale, më se pesë milionë njerëz admirojnë çdo vit - me përjashtim të kohës së pandemisë -  kryeveprat artistike të frymëzuara nga Bibla. Posaçërisht në nëntë kompozimet qëndrore, mund “të rijetojmë” Historitë e Zanafillës, ndërmjet të cilave, ajo e përmbytjes universale dhe e rilindjes së njerëzimit, përmes familjet së Noesë. Një skenë që na kujton edhe Letrën e Parë të Shën Pjetrit, ku uji i përmbytjes shikohet si shenjë profetike e ujit të Pagëzimit, nga i cili lind njerëzimi i ri.

Në këtë kornizë të jashtëzakonshme, nën kupolën e Kapelës Sikstine, ku shikimi rrëmbehet nga Gjyqi i Mbramë, i afreskuar nga Mikelanxhelo,  sivjet do të pagëzohen 16 të posalindur, bij të punonjësve të Vatikanit.

Zhvillimi i kremtimit

Mesha Shenjte me ritin e Pagëzimit fillon me procesionin drejt altarit. Pas përshëndetjes fillestare,  nis dialogu me prindërit, nunët e nunat. Pason riti i “Shenjës së Kryqit mbi ballin e fëmijëve”. Eshtë fillimi i një kremtimi prekës, shoqëruar me organo, nën pikturat e Kapelës, ku rijetohen ngjarjet e Shkrimit Shenjt.

09 janar 2022, 10:50