Kërko

2021.12.06 Viaggio Apostolico a Cipro e in Grecia  Cerimonia di congedo dalla Grecia 2021.12.06 Viaggio Apostolico a Cipro e in Grecia Cerimonia di congedo dalla Grecia 

Papa është kthyer në Romë

Papa është kthyer në Romë. Përfundoi, kёshtu, udhëtimi i 35-të apostolike ndёrkombёtar në Qipro dhe Greqi. Në orën 10.58 Françesku u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Athinës. Pas takimit të shkurtër me Ministrin grek të Punëve të Jashtme, përshëndetja me delegacionet e më pas, fluturimi me avion drejt Romës e Vatikanit.

R. SH. - Vatikan

Papa është kthyer në Romë. Avioni i Papës u ul në aeroportin romak Ciampino në ora 12.35. Përfundoi, kёshtu, udhëtimi i 35-të apostolike ndёrkombёtar në Qipro dhe Greqi.

Pra, Papa Françesku u largua nga trojet helenike, etapë e fundit e shtetgimit të tij apostolik në Qipro e Greqi. Udhëtimi nga Athina drejt aeroportit romak Ciampino do të zgjasë  më pak se dy orë. Gjatë fluturimit parashikohet edhe konferenca e zakonshme e shtypit në bord, me gazetarët që e ndoqën vizitën papnore.

Mbetën pas tapeti i kuq,  entuziazmi i popullit grek,  kujtimi i fytyrave të gëzuara të emigrantëve, që ngjyrosin një shoqëri të formuar nga njerëz të plagosur në shpirt, por që patën fatin të marrin ngushëllimin e bashkësisë kishtare universale.

E edhe takimi me të rinjtë pranë Shkollës Shën Dionisit, i cili e vulosi  këtë shtegtim, për t’u dhënë nxitje të fuqishme breznive të reja, që të mund t’i bëjnë ballë një ardhmërie me paqartësi e frikë.

Shpresa e hovet, që la pas Papa, janë trashëgimia njerëzore e shpirtërore e Pasardhësit të Pjetrit, që preku me dorë plagët e popujve qipriotë e grekë,  ashtu si dhe të gjithë atyre, që  shtegtojnë në ato, të cilat Papa i quajti “odiesetë moderne”, migrimet, në kërkim të një ardhmërie të lumtur e të një jete dinjitoze, e cila u mohohet njerëzve ndër vendet në luftë,  ku heksodi duket si e vetmja rrugë shpëtimi.

Në kuadrin e këtij shtegtimi, në zemër të të cilit ishte dialogu, tejet vendimtar për këto troje, vihet një gur i ri në themelet e një magjisteri, që dëshiron të ndërtojë ura  e të  përqafojë popuj me stilin e vëllazërimit ungjillor.

06 dhjetor 2021, 12:16