Kërko

 San Giuseppe San Giuseppe

Lutja e Papës Shën Jozefit: mbroje kë ikën nga lufta, urrejtja, uria, pandemia

Papa i lutet Shën Jozefit që Viti i Ardhshëm të jetë i lumtur për ne dhe për gjithë njerëzit. Ndaj edhe vijon t’i drejtojë Zotit - përmes Shën Jozefit - lutjen tjetër, të përgjëruar, që ka të bëjë me fatet e mbarë botës, të cilën Papa ia beson gjithëpushtetit hyjnor: “Të lutemi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur për ne e për gjithë njerëzit; që të marrë fund pandemia e të mund të gëzojmë paqe në zemrat tona, në familjet tona, në shoqëri e në botë”.

R.SH. - Vatikan

Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme të fundvitit 2021, Papa Françesku u dhuroi besimtarëve një lutje të re, drejtuar fatit të Marisë,  Shën Jozefit, të cilit ia besoi të gjithë  të persekutuarit e sotëm:

“O Shenjti Sh’Jozef,

ti  që provove vuajtjet e  njeriut në ikje

për të shpëtuar jetët e njerëzve më të dashur,

mbroji të gjithë ata, që ikin nga shkaku i luftërave,

i urrejtjes, i urisë.

Shtrijua dorën në çaste të vështira,

jepu shpresë,

bëj të gjejnë mikpritje e solidaritet.

Priju hapave të tyre e hapi  zemrat e njerëzve,

që mund t’u japin ndihmë e shpresë”. Amen!

Lutje e thjeshtë, që përmbledh fjalët e “Patris Corde”, Letra me të cilën Papa  pati hapur, më 8 dhjetor 2020, Vitin kushtuar Shën Jozefit.

Lutje kolektive

Me lutjen e sotme, Papa Françesku kërkon që kjo, drejtuar e fatit të Marisë  të mos mbetet vetëm lutje personale, por që të gjithë besimtarët t’i drejtohen Atij në këtë 2022  e t’i vënë në duart e tij shpresat e vështirësitë  e “atyre, që janë viktima të rrethanave armiqësore e që ndjehen të shkurajuar e të braktisur nga e gjithë bota, në mëshirën e varfërisë e të sëmundjes vdekjeprurëse, që vijon.

Ndaj edhe Papa vijon t’i drejtojë Zotit - përmes Shën Jozefit - lutjen tjetër, të përgjëruar, që ka të bëjë me fatet e mbarë botës, të cilën Papa  ia beson gjithëpushtetit hyjnor:

“Të lutemi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur për ne e për gjithë njerëzit; që të marrë fund pandemia e të mund të gëzojmë paqe në zemrat tona, në familjet tona, në shoqëri e në botë”.

Kështu u shpreh Papa në përshëndetjet drejtuar në italisht, shtegtarëve polakë gjatë audiencës së përgjithshme. Ta bëjmë tonën këtë lutje të shkurtër, e cila përmbledh dëshirat e mbarë njerëzimit!

29 dhjetor 2021, 12:25