Kërko

Emily Dickinson Emily Dickinson

Kush nuk e gjeti Qiellin mbi dhe…

Nëse ti lexues, nuk di gjë për Poeten e famshme lirike amerikane, Emily Dickinson (Amherst, 10. 12. 1830-Amherst, 15 maj 1886) kjo ndodh se ashtu deshi ajo vetë. Jetoi e mbyllur mes vargjeve e luleve, me dëshirën që të mos e njihte askush, as të gjallë e as të vdekur. Po talenti i saj i jashtëzakonshëm nuk mund të mbyllej në varr! Ai doli nga dhoma vetmitare, ku jetoi e mbyllur gjithë jetën, e shtegton nëpër botë aq, sa të citohet edhe nga Papa, në një ditë kaq të shënuar, sa Krishtlindja

R.SH. - Vatikan

Ta pranosh vogëlsinë - kujtoi Papa në homelinë e Meshës të Natës së Krishtlindjes - do të thotë edhe diçka tjetër: ta rrokësh Jezusin në të vegjlit e sotëm. Ta duash në të fundmit, t’i shërbesh në të braktisurit. Janë ata që i ngjasin më shumë Krishtit, i cili lindi sonte mes nesh fare i varfër. E ndër ta dëshiron ta nderojmë. Një frikë e vetme  na mundon në këtë natë: frika se mund ta plagosim dashurinë e Zotit duke i përbuzur të varfërit me indiferencën tonë. Janë të zgjedhurit e Jezusit, që do të na presin një ditë te Portat e Qiellit”.

Këtë kujtoi Papa, për të cituar më pas pak vargje të një Poeteshe të mirënjohur, që e ka shumë për zemër, ndaj e citon shpesh:

Kush nuk e gjeti Qiellin mbi dhe…

(Përkthyer lirshëm)

Kush nuk e gjeti qiellin këtu poshtë - përmbi dhe-

S’ka për ta gjetur as atje lart, në qiell:

Se engjëjt shtëpinë e marrin me qira

pranë strehëve tona,

ngado që bredhim!

Në origjinal, anglisht:

Who has not found the Heaven

Who has not found the Heaven – below –
Will fail of it above –
For Angels rent the House next our’s,
Wherever we remove –

E. Dickinson, Poems, XVII)

 

27 dhjetor 2021, 13:21