Kërko

Klima: Papa parlamentarëve, duhet një përgjegjësi e madhe ndaj së mirës së përbashkët

Ndryshimi i drejtimit për të arritur objektivat e përcaktuara nga Marrëveshja e Parisit dhe për tё bёrё mënyrë që nga COP26 të dalin vendime konkrete. Kёtё u kërkoi Papa Françesku pjesëmarrësve të takimit ndërparlamentar organizuar në Romë më 8 e 9 tetor, në përgatitje për Konferencën e Klimës në Glasgow. Takimi i Papёs Françeskut me parlamentarët evropianë u mbajt sot paradite në sallën Pali VI nё Vatikan.

R.SH. - Vatikan

Nё kuadër tё COP26, Konferencës sё OKB -së për Ndryshimet Klimatike, programuar nga 31 tetori deri më 12 nëntor në Glasgow të Skocisë, Papa Françesku u kërkoi parlamentarëve të Bashkimit Evropian që marrin pjesë në takimin e Romёs, promovuar në Montecitorio nga Dhoma e Deputetëve italianë  në përgatitje të kёtij takimi, të udhëhiqen në detyrën e tyre nga përgjegjësia dhe solidariteti.

Apeli i nënshkruar nga udhëheqësit e feve të ndryshme

Kemi një rrugё qё duhet pёrshkuar e në të cilën udhëheqësit e ndryshëm të feve dhe tё shkencave, pohoi Papa, kohët e fundit janё impenjuan tё ecin së bashku duke nënshkruar një Apel të përbashkët pikërisht në pragun e COP26. Tё shtyrë, tha Papa Françesku, nga vetëdija për sfidat serioze që e kërcënojnë njerëzimin e planetin dhe nga nevoja e njё solidariteti më të madh përballë pandemisë globale.

Nё këtë rast, të animuar nga fryma e vëllazërimit, ne mund tё ndjejmë një pёrkim të fortë të të gjithë zërave të ndryshëm në shprehjen e dy aspekteve. Nga njëra anë, dhimbja për dëmin serioz që i është bërë familjes njerëzore dhe shtëpisë së saj të përbashkët; nga ana tjetër, nevoja urgjente për të filluar një ndryshim të kursit të aftë për të ndryshuar me vendim dhe bindje kulturën e hedhjes, tё përhapur në shoqërinë tonë, në një kulturë të kujdesit.

Duhet njё vullnet i fortë për të ndryshuar

Është një pyetje, nёnvizoi Papa, një ndryshimi rrënjësor "i cili kërkon një konvertim të vërtetë dhe vullnet të fortë për ta ndërmarrë atë", duke filluar nga ata që mbajnë poste përgjegjësie. Nga ana jonë, si përfaqësues të feve, theksoi Papa, ne jemi shumë të përkushtuar të punojmë "në fushën e veprimit dhe shembullit" në favor të arsimit në ekologji, por kjo nuk është e mjaftueshme. E Papa vazhdoi:

Në të njëjtën kohë u bëhet thirrje qeverive, që të miratojnë me shpejtësi një rrugëtim që kufizon rritjen e temperaturës mesatare globale dhe u jep shtysë veprimeve të guximshme, duke pёrforcuar edhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në mënyrë të veçantë, u kёrkohet të promovojnё kalimin në energji të pastër; tё miratojnë praktika të qëndrueshme të përdorimit të tokës duke ruajtur pyjet dhe biodiversitetin; tё promovojnë sisteme ushqimore që respektojnë mjedisin dhe kulturat lokale; të çojnë përpara luftën kundër urisë dhe kequshqyerjes; tё mbështesin stilet e qëndrueshme të jetesës, tё konsumit dhe tё prodhimit.

Roli vendimtar i parlamentarëve

Secili duhet të bëjë pjesën e vetë, vazhdoi Papa, duke pasur parasysh aspektet e shumta të tranzicionit "drejt një modeli më integral dhe tё integruar". E në të gjithё këtё, roli i parlamentarëve është "vendimtar", theksoi Ati i Shenjtё, ashtu si edhe zbatimi i vlerave të politikës së mirë me: "uri, largpamësi dhe një ndjenjë për të mirën e përbashkët".

Ju parlamentarë, si aktorët kryesorë të veprimtarisë legjislative, keni për detyrë të orientoni sjelljet përmes mjeteve të ndryshme që ofron e drejta (ligji), "qё përcakton rregullat për sjelljet e lejuara në dritën e së mirës së përbashkët" (Laudato si ') dhe mbi bazën e parimeve të tjera themelore, të tilla si dinjiteti i personit njerëzor, solidariteti dhe subsidiariteti. Kujdesi për shtëpinë tonë të përbashkët ёshtё pjesё e natyrshme e këtyre parimeve.

Përgjegjësia dhe solidariteti si udhërrëfyes

Ashtë fjala, ripohoi Papa Françesku, pёr të nxitur shtigje të reja për t’i arritur objektivat e përcaktuara nga Marrëveshja e Parisit dhe pёr të kontribuar, kёshtu, edhe në suksesin e COP26. E duke përfunduar fjalёn e tij, Papa Françesku u drejtoi një tjetër thirrje parlamentarëve:

Uroj, prandaj, që puna juaj impenjuese, në kuadrin e COP26, e edhe pas saj, të ndriçohet nga dy "fenerë" të rëndësishëm: feneri i përgjegjësisë dhe feneri i solidaritetit. Ne ua kemi borxh të rinjve, brezave të ardhshëm që meritojnë gjithë angazhimin tonë për të qenë në gjendje të mund tё jetojnë dhe të shpresojnë. Për këtë, ne kemi nevojë për ligje urgjente, të urta dhe të drejta, që kapërcejnë kufijtë e ngushtё të shumë qarqeve politike dhe tё mund të arrijnë nё një konsensus adekuat sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përdorin mjete të besueshme dhe transparente.

09 tetor 2021, 17:06