Kërko

INDIA-HEALTH-VIRUS-VACCINE INDIA-HEALTH-VIRUS-VACCINE

Papa: gratë, "të domosdoshme për ndërtimin e një bote, shtëpi për të gjithë"

Nё Milano mbahet Forumi i Grave G20 Itali qё ka për qëllim përcaktimin e përparësive dhe tё udhëzimeve për rimëkëmbjen ekonomike e sociale pas Covid-19, duke i vendosur gratë në qendër të rifillimit tё jetёs shoqёrore. Pjesëmarrësve, Papa Françesku iu drejtua me një mesazh përmes Sekretarit të Shtetit, Kardinalit Pietro Parolin, duke u uruar vepra të frytshme dhe duke ripohuar rëndësinë e temës së trajtuar.

R. SH. - Vatikan

"Bota jonë ka nevojë për partneritetin e grave, për udhëheqjen dhe aftësitë e tyre, për intuitën e përkushtimin e tyre". Kёshtu  pohon Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, kardinali Pietro Parolin duke i transmetuar mesazhin e Papёs Françesku përfaqësueses speciale Chiara Corazza, në Forumin e Grave për Ekonominë dhe Shoqërinë G7 dhe G20,  njё takim i "shumëpritur “ qё zhvillon punimet pranё Politeknikumit tё Milanos.

Forumi vlerësohet shumё, sepse sot kemi nevojë të rifillojmë jetën normale, pas përvojës dramatike të Covid- 19, qё ka tronditur njerëzimin dhe ka lënë pasoja tё mёdha. E gratë, të cilat kanë vuajtur më shumë nga pasojat e pandemisë, duhet të jetё protagoniste.

Kontributi i grave në një botë më gjithëpërfshirëse

Në videomesazh, Sekretari i Shtetit tё Vatikanit kujton se "në vitin 1995, Shën Gjon Pali II shkroi: 'Problemet serioze mbi tryezë, në politikën e së ardhmes, do t'i shohin gratë gjithnjë e më shumë të përfshira' dhe kjo "do të na detyrojë të riformulojmë sistemet në favor të proceseve të humanizimit, që përvijojnë 'qytetërimin e dashurisë'". E Papa Françesku shpesh këmbëngul, vazhdon kardinali Parolin, mbi " kontributin e pazëvendësueshëm të grave në ndërtimin e një bote, shtëpi për të gjithë", duke vlerësuar aftësinë e tyre për të promovouar atë ndjenjë të "altruizmit", të nevojshme "në përpjekjet për t'u kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët" dhe në luftën "kundër logjikës destabilizuese" të përfitimit të menjëhershëm.

Synoni edukimin e çdo vajze në botë

Solidariteti dhe reciprociteti ndёrmjet grave dhe burrave është themelor për shoqërinë, vazhdon kardinali Parolin, "me specifikat e tyre përkatëse, të gjithë janë të thirrur të përqafojnë thirrjen e tyre të përbashkët për të qenë ndërtues aktivë të shoqërisë". Kjo kërkon një ndryshim tё paradigmës së jetës shoqërore "udhëhequr nga një ndjenjë e përtërirë humaniteti dhe dinjiteti tё thellë që karakterizon çdo njeri". Duke përfituar nga rasti, videomesazhi përfundon me një inkurajim të fuqishëm, në emër të Papës, për formimin e duhur të vajzave dhe grave të reja në çdo vend. Secila prej tyre, thotë Ati i Shenjtё, " duhet të ketë mundësi për arsimim cilësor", në mënyrë që të zhvillojë "potencialin dhe talentin e vet" dhe të luajë rolin që i takon për përparimin e "shoqërive tё bashkuara".

18 tetor 2021, 14:25