Kërko

Papa: faleminderit misionarëve që dëshmojnë për Jezusin edhe me çmimin e lartë tё jetës

Në përshëndetjet pas lutjes sё Engjëllit, sot nё mesditё, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, Papa duartrokiti lajmëtarët që e sjellin Ungjillin ku nuk ёshtё i njohur, përshëndeti misionarët "qё nuk bëjnë prozelitizёm" dhe kujtoi Motrën Lucia të Zojёs të Papërlyer dhe të vajzёs sё re Sandra Sabattini, qё u shpallen tё Lume.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot, kremtuar nё mesditё nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, kujtoi, në Ditën e sotme misionare botërore, misionarët e shumtë në mbarë botën.

“Me mirënjohje, i drejtoj përshëndetjet e mia – tha Papa Françesku – shumë misionarëve, priftërinjve, rregulltarëve dhe besimtarëve laikë, të cilët në vijën e parë shpenzojnë energjinë e tyre në shërbim të Kishës, ndonjëherë duke paguar çmimin e lartë tё dëshmisë sё tyre dhe e bëjnë këtë jo për të bёrё prozelitizёm, por për të dëshmuar Ungjillin në jetën e tyre në vende e vise që nuk e njohin Jezusin. Shumë faleminderit misionarëve".

24 tetor 2021, 14:25