Kërko

Pritja e Papës Françesku për Liturgjinë Hyjnore në Presov, Sllovaki Pritja e Papës Françesku për Liturgjinë Hyjnore në Presov, Sllovaki

Papa në Sllovaki: Liturgjia Hyjnore në Prešov, urë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Sot paradite, Françesku është Papa i parë, që kremton këtë rit të veçantë bizantin. Ndër gjuhët e përdorura, edhe paleosllavishtja dhe lutjet në gjuhën rome

R.SH. - Vatikan

E ngjeshur me veprimtari edhe dita e tretë e Papës Françesku në tokën sllovake. Ati i Shenjtë Bergoglio u nis me avion nga Bratislava për në Kosice, qyteti i dytë i vendit, qendër e rajonit lindor me të njëjtin emër, në rrëzë të Maleve Metalmbajtëse, 20 km nga kufiri hungarez. Rreth orës 9.15, Papa mbërriti në qyetin Prešov, ku më pas, kremton liturgjinë hyjnore bizantine të Shën Gjon Gojartit, në Pallatin e Sporteve. Është hera e parë që një Papë kryeson meshën në këtë rit, gjatë të cilit përdoret edhe gjuha paleosllave, gjuha e lashtë kishtare e trojeve të ungjillëzuara nga shenjtorët Cirili e Metodi.

Pasdite, dy takime: në orën 16, me bashkësinë rom në lagjen Lunìk IX në Kosice, ndërsa në orën 17, përqafimi i Françeskut me të rinjtë, të cilëve u flet në stadiumin Lokomotiva të qytetit. Nisja me aeroplan për në Bratislavë parashikohet për orën 18.30.

14 shtator 2021, 10:21