Kërko

SKATEBOARDING-OLY-2020-2021-TOKYO SKATEBOARDING-OLY-2020-2021-TOKYO

Tokio 2020, Papa: Zoti i bekoftë Lojërat Olimpike, shenjë shprese e vëllazërimi

Papa: "Zoti i bekoftë organizatorët, atletët dhe të gjithë ata që bashkëpunojnë në këtë festё tё sportit. Në këtë kohë pandemie, këto lojëra të 32-ta Olimpike tё jenë një shenjë shprese dhe vëllazërimi universal, në emër të një gare sportive".

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku i kujtoi sot Lojërat Olimpike Tokio 2020 me fjalё plotё shpresë, të cilat mё nё fund u hapën, të premten e kaluar, me një vit vonesë sipas programit dhe pavarësisht rrezikut që ato të mund të anuloheshin, për shkak të Covid, madje deri edhe javën që ka i parapriu ceremonisë së inaugurimit.

"Të premten e kaluar në Tokio u hapën Lojërat Olimpike. Në këtë kohë pandemie, këto lojëra të 32-ta  Olimpike tё jenë një shenjë shprese dhe vëllazërimi universal, në emër të një garimi sportiv. Zoti i bekoftë organizatorët, atletët dhe të gjithë ata që bashkëpunojnë në këtë festё tё sportit" . Kështu u shpreh Papa Françesku në përfundim të lutjes sё Engjёllit Tёnzot kremtuar nё mesditё nё Sheshin Shën Pjetrit nё Vatikan.

25 korrik 2021, 15:26