Kërko

Vatican News

Vatikan: Papa do të qëndrojë edhe për ndonjë ditë në Gemelli

Papa vijon të jetë i shtruar në Spitalin Gemelli. “E do të qëndrojë aty edhe për ndonjë ditë”- sipas njoftimit të zëdhënësit të Vatikanit.

R.SH. - Vatikan

"Papa do të vijojë të jetë i shtruar në Spitalin 'Gemelli' edhe për ndonjë ditë”. Njoftimin e jep zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, duke përditësuar buletinin kushtuar gjendjes shëndetëore të Atit të Shenjtë, shtruar që nga e diela, 4 korrik, në Poliklinikën Gemelli, për një ndërhyrje kirurgjike në zorrë.

“Shenjtëria e Tij, Papa Françesku - shpjegon Bruni -  kaloi një natë të qetë,  duke e plotësuar kohën pas-ndërhyrjes kirugjike. Por, me qëllim që të  realizohet sa më mirë mjekimi riaftësues, Ati i Shenjtë do të qëndrojë edhe ndonjë ditë tjetër i shtuar në spital”.

Bruni shpjegon, më pas, se “dje, para se të kremtonte lutjen e Engjëllit të Tënzot, Bergoglio shprehu dëshirën të takonte disa vogëlushë, të shtruar aty pranë tij, në onkologji dhe familjarët e tyre që, më pas, e shoqëruan deri në tarracëzën e katit të dhjetë, ku do të kremtonte lutjen mariane.

Në përfundim Ati i Shenjtë përshëndeti të shtruarit në këtë kat dhe u ndalua pak çaste për të shkëmbyer një përshëndetje me personelin e mjekëve dhe të infermierëve.

Pasdite Papa Françesku kremtoi Meshën Shenjte në Kapelëzën private, me personelin, që e shoqëron çdo ditë”.

12 korrik 2021, 13:15