Kërko

2021.07.25 Santa Messa nella Giornata mondiale dei nonni e degli anziani 2021.07.25 Santa Messa nella Giornata mondiale dei nonni e degli anziani

Papa: pa dialog ndёrmjet të rinjve dhe gjyshërve, historia nuk vazhdon

"Gjyshërit dhe të moshuarit nuk janë mbetje nga jeta, tepricë për t'u hedhur". Papa Françesku, në Ditën e parë Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve, themeluar prej tij, të Dielën e katërt të korrikut, në pragun e festës së Shën Joakinit e Shёn Anёs, gjyshërve tё Jezusit, i kthehet edhe njё herё argumentit për të treguar rrezikun qё vjen nga një "kulture e mënjanimit" dhe pёr tё nxitur një" aleancë të re ndërmjet të rinjve dhe të moshuarve "sepse" shpesh, në shoqëritë tona, ne i kemi dhënë jetë

R.SH. – Vatikan

"Gjyshërit dhe të moshuarit nuk janë mbetje nga jeta, tepricë për t'u hedhur". Papa Françesku, në Ditën e parë Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve, themeluar prej tij, të Dielën e katërt të korrikut, në pragun e festës së Shën Joakinit e Shёn Anёs, gjyshërve tё Jezusit, i kthehet edhe njё herё argumentit për të treguar rrezikun qё vjen nga një "kulture e mënjanimit" dhe pёr tё nxitur një" aleancë të re ndërmjet të rinjve dhe të moshuarve "sepse" shpesh, në shoqëritë tona, ne i kemi dhënë jetë idesë që "çdonjëri tё mendon për vetveten". Por kjo vret!".

Fjalët e Papës u shqiptuan nga Imzot Rino Fisichella i cili kryesoi në vendin e tij (Papa Françesku është ende duke rikuperuar shëndetin pas operacionit të zorrës së trashë më 4 korrikun e kaluar) kremtimin e Meshës në Vatikan, kushtuar Ditës së  parë Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve, nё tё cilёn morёn pjesё rreth 2000 persona të Dioqezës sё Romёs dhe tё shoqatave të impenjuara nё kujdesin baritor tё moshës së tretë. Të pranishëm nё Meshё ishin edhe njëqind të moshuar që dolën, për herë të parë pas më shumë se një viti izolimi, nga strukturat përkatëse në të cilat jetojnë.

Papa Françesku, duke krahasuar vështrimin e Jezusit me atë të gjyshërve të tij, nënvizon se si gjyshërit "pas një jete të përbërë nga sakrificat, nuk kanё qenё indiferentë ndaj nesh ose të zënë me punё, pa ne. Ata patёn sy të vëmendshëm, plot butësi". "Të gjithë kemi kaluar nga gjunjët e gjyshërve, të cilët na mbajtën në krahët e tyre. E pikёrisht edhe falë kësaj dashurie jemi rritur", shkruan e rrëfen Papa duke shtuar: "Vuaj kur shoh një shoqëri që vrapon, e zënë, indiferente, e marrë nga shumë gjëra dhe e paaftë për të ndaluar për të drejtuar njё vështrim, përshëndetje, përkëdhelje.

Kam frikë nga një shoqëri në të cilën ne të gjithë jemi një turmë anonime dhe nuk jemi më në gjendje të lartojmë vështrimin e të njohim njëri-tjetrin". Ftesa e Papёs është të mos e humbasim" kujtimin, bartës të tё cilit janë të moshuarit, sepse ne jemi bijë të asaj historie dhe pa rrënjë do të thahemi", të mos i harrojmё, por për të krijuar një aleancë me ta, tё mësojmë" të ndalemi, t'i njohim, t'i dëgjojmë. Të mos i mёnjanojmё kurrë gjyshërit e tё moshuarit" por " t'i ruajmё në dhe me dashuri" sepse "gjyshërit e të moshuarit janë bukë që e ushqen jetën tonë”. E nëse "mësojmë të ndajmë kohën me ta", vëren Ati i Shenjtё Bergoglio nё homelinё e Meshёs sё sotme," do të dalim më tё mirë ".

Pas lutjes sё Engjёllit Tёnzot, Papa Françesku ripohoi konceptin se: "Pa dialog ndёrmjet të rinjve dhe gjyshërve, historia nuk vazhdon, jeta nuk vazhdon: prandaj duhet ta rifillojmë e tё rizbulojmë dialogun ndёrmjet breznive, është një sfidë për kulturën tonë. Gjyshërit kanë tё drejtё të ëndërrojnë duke i shikuar të rinjtë, dhe të rinjtë kanë të drejtën e guximit të profecisë duke marrë limfën nga gjyshërit e tyre". "Gjyshërit kanë limfën e historisë që e ushqen dhe i jep forcë pemës që rritet". Dhe Papa i ftoi edhe njё herё të rinjtë të takohen me gjyshërit dhe të moshuarit. Kjo "do t'i bëjë të gjithë të lumtur".

Gjithnjë pas të lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot, Papa Bergoglio shprehu afërsinë dhe solidaritetin e tij me viktimat e përmbytjeve në Kinë dhe kujtoi hapjen, në Tokio, të Olimpiadës së 32-të. "Në këtë kohë pandemie, këto Lojëra janë një shenjë e shpresës, një shenjë e vëllazërimit universale në emër të konkurrencës e tё garimit sportiv", nënvizon ai.

 

25 korrik 2021, 19:11