Kërko

Vatican News

Fëmijët e repartit të onkologjisë në Gemelli, i shkruajnë Papës

Afërsia e pacientëve të vegjël të Poliklinikës Gemelli me Papën Françesku, në një letër plot dashuri. Spitali “Bambino Gesù” boton vizatimin e një vogëlusheje, që lutet për shërimin e shpejtë të Atit të Shenjtë

R.SH. – Vatikan

 “Morëm vesh se nuk ndihesh shumë mirë dhe se tani je në të njëjtin spital me ne”. Kështu fillon letra, që fëmijët dhe adoleshentët e repartit të onkologjisë pediatrike të Poliklinikës Gemelli i shkruajnë Papës Françesku. Mesazh i shkurtër, shkruar me zemër, që i mbërriti Atit të Shenjtë në dorë. “Megjithëse nuk mund ta shohim njëri-tjetrin – lexohet më tej në letër – të përqafojmë nga larg dhe të urojmë të shërohesh sa më shpejt”.

Ndërkaq, dje, shkaktoi emocion edhe një vizatim i publikuar në faqen Twitter të Spitalit të Fëmijëve “Bambino Gesù”. Shihet një vogëlushe, që i mban dorën Papës së shtruar në spital. Krah saj, lutja e Xhulias, autores së vizatimit. “I dashur Papa Françesku dëgjoje lutjen time. Unë e ndieja tënden kur isha e sëmurë”.

09 korrik 2021, 11:32