Kërko

Vatican News
Nën dritaren  e Papës në Gemelli Nën dritaren e Papës në Gemelli  (AFP or licensors)

Ditë e qetë për Papën, që rifillon gradualisht punën

Vijon koha pas-operacionit për Papën, që po rinis gradualisht punën. Ati i Shenjtë falënderon personelin mjekësor të Poliklinikës Gemelli, i cili kujdeset për shërimin e tij të shpejtë e është edhe pranë atyre, që vuajnë.

R. SH. - Vatikan

"Dita e Papës Françesku po kalon qetë-qetë, me udhën klinike që pritej”. Ky, njoftimi i drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni. Papa, vijon komunikata “po e rinis gradualisht punën e vijon të shëtisë nga pak në korridor të apartamentit. Dje pasdite kremtoi Meshën në Kapelëzën private e, në mbrëmje, darkoi me ata, që po e shoqërojnë në këto ditë jo të zakonshme”.

“Ati i Shenjtë - përfundon komunikata - duke e prekur me dorë  përkushtimin e personelit mjeko-sanitar që e asiston, i përshëndet në mënyrë të veçantë të gjithë ata që, me kujdes e dhembshuri, zgjedhin fytyrën e vuajtjes, duke hyrë në marrëdhënie personale me të sëmurët, posaçërisht me më të ligshtit”.

10 korrik 2021, 13:03