Kërko

Vatican News

Papa: lutja nuk na izolon nga askush, ёshtё dashuri pёr tё gjithё

Papa: “Lutjet tona kryhen dhe plotësohen kur ndërmjetësojmë për të tjerët dhe kujdesemi për shqetësimet e nevojat e tyre. # Lutja nuk na ndan e nuk na izolon nga askush, sepse është dashuri për të gjithë. #AudiencaePërgjithshme”.

R.SH. - Vatikan

Lutjet tona kryhen dhe plotësohen kur ndërmjetësojmë për të tjerët dhe kujdesemi për shqetësimet e nevojat e tyre. # Lutja nuk na ndan e nuk na izolon nga askush, sepse është dashuri për të gjithë. #AudiencaePërgjithshme”. Kёshtu pohon njё tweet i Papёs, sot 16 qershor 2021, nё faqen @Pontifex, duke kujtuar fjalёt qё Ati i Shenjtё Bergoglio tha gjatё katekizmit tё audiencёs sё sotme tё pёrgjithshme, mbajtur paradite nё Vatikan, mbi temёn e ‘lutjes’.

Papa Françesku rikujtoi se lutja është dialog me Atin, prej këndej, mbetet “bërthama  e zjarrtë e gjithë jetës sonë”. “Lutja e Jezusit është e thellë! Lutja e Jezusit është e pashoqe. Ndaj bëhet model i lutjes sonë. Jezusi u lut për të gjithë, edhe për ty, edhe për mua. Për të gjithë. Secili prej nesh mund të thotë: ‘Jezusi mbi kryq u lut për mua’. U lut. E edhe Jezusi mund t’i thotë secilit prej nesh: ‘U luta edhe për ty, në Darkën e Fundit, e u luta edhe mbi drurin e Kryqit’. Edhe në vuajtjet tona, që dhembin padurueshëm, nuk jemi vetëm. Zoti është pranë nesh. Zoti lutet për ne”.

16 qershor 2021, 16:22