Kërko

Një i mitur jemenit në punë Një i mitur jemenit në punë 

Skllavëria moderne e fëmijëve: thirrje e fuqishme e Papës

Të mitur pa të drejtë për të luajtur, për të studiuar, për të ëndërruar: kjo, drama e 150 milionë të vegjëlve, të shfrytëzuar deri në palcë, që Papa e kujtoi pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, duke kërkuar të zhduket kjo plagë, që u kujtua në Ditën Botërore, kremtuar më 12 qershor.

R. SH. - Vatikan

“Nuk mund t’i mbyllim sytë përballë shfrytëzimit të fëmijëve. Të miturve pa të drejtë për të luajtur, për të studiuar, për të ëndërruar”. Është thirrja  e Papës Françesku, pasi kujtoi të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës:

“Sot në botë shfytëzohen 150 milionë fëmijë: pak a shumë sa të gjithë banorët e Spanjës, së bashku me ata të Francës dhe të Italisë. Kjo ndodh sot! E të shumtë janë fëmijët, që vuajnë kështu, që shfrytëzohen në punët më të rënda. Të përpiqemi të gjithë  për ta zhdukur këtë skllavëri të kohëve tona”.

E nesërmja është  e fëmijëve, që ne i mbrojmë sot

Dje u kremtua Dita Botërore kundër punës së të miturve. Ndaj Papa kërkoi përsëri të mos i mbyllim sytë përballë shfrytëzimit të fëmijëve. E nesërmja është  pikërisht e atyre, që ne i mbrojmë sot - kujtoi pas lutjes së Engjëllit.

13 qershor 2021, 15:12