Kërko

Vatican News

Pas Engjëllit të Tënzot, Papa kujton emergjencën e Tigray

Tragjedi, që trondit ndërgjegjen e të gjithëve: alarm ushqimor në Tigray. Në përshëndetjet pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Françesku tha një Falemi Mëri për popullsinë e rajonit të Etiopisë, tronditur thellë nga dhuna. Papa bëri thirrje të mos lejohet më që njerëzit të vdesin nga uria.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku kujtoi popullsinë e Tigray, zonë në Etiopi, që prej muajsh jeton  ndërmjet ndeshjesh e tani vuan edhe nga mungesa dramatike e bukës së përditshme:

“Jam posaçërisht pranë popullsive të rajonit të Tigray, në Etiopi, prekur rëndë nga kriza humanitare, që vë në rrezik jetën e të varfërve. Atje sot ka uri. Ka zi buke”.

Lutja e thirrja

Françesku tha më pas një Falemi Mëri për popullsinë e Tigray, pasi kishte bërë thirrjen:

“Të lutemi së bashku që të marrë fund menjëherë dhuna, t’u garantohet të gjithëve ndihma ushqimore e shëndetësore e të rikthehet sa më shpejt harmonia shoqërore. Lidhur me këtë, i falënderoj të gjithë ata që punojnë për lehtësimin e vuajtjeve të njerëzve. Ta lusim Zojën për këto ndjete”.

Situata në Tigray

Në zonën etiopike, pasi pushteti lokal e ai kombëtar i provuan disa herë forcat, vjeshtën e kaluar shpërtheu ndeshja e armatosur ndërmjet ushtrisë rajonale e asaj kombëtare. Pasoja: mungesa e të gjitha shërbimeve, pa të cilat nuk ka jetë.

Tigray, në guerrilje: shtohen të uriturit e të shpërngulurit

Spitalet dhe institutet shkollore janë bërë të papërdorshme, si pasojë e ushtrimit të vazhdueshëm të dhunës edhe mbi ta. E haraçin, si zakonisht, po e paguan popullsia civile; në radhë të parë, të miturit.

13 qershor 2021, 15:24