Kërko

Vatican News

Papa në audiencë: “Ta shikojmë me besim Zemrën e Krishtit”

Pasnesër Kisha kremton Solemnitetin e Zemrës së Krishtit. Papa na fton të themi rruzaren, që i kushtohet: “O i Lumi Jezu Krisht, zemërbutë e i pëvujtë, ban që zemra ime t’i përngjasë zemrës sate”, e mësona ta duam bujarisht Zotin e të afërmin.

R.SH. - Vatikan

“Pasnesër kremtojmë Solemnitetin e Zemrës së Krishtit, në të cilën dashuria e Zotit u bë takim me mbarë njerëzimin”. E kujtoi Papa, duke përshëndetur, në përfundim të audiencës së sotme, besimtarët e gjuhës italiane. “I ftoj të gjithë - vijoi Françesku - ta shikojnë me besim të plotë Zemrën  e Jezusit e të përsërisin shpesh, posaçërisht gjatë muajit qershor, Rruzaren tradicionale të Zemrës së Hyjnueshme:

“O i Lumi Jezu Krisht, zemërbutë e i përvujtë, ban që zemra ime t’i përngjasë zemrës sate’, e mësona ta duam bujarisht Zotin e të afërmin”.

Ati i Shenjtë përshëndeti në mënyrë të veçantë të rinjtë komunikues, që marrin pjesë në nismën e Dikasterit të Komunikimit, të rinjtë e grupit “Kontakti” i Torinos e të Grottaferratës, të cilët mblodhën fonde për vaksinimin e më nevojtarëve dhe studentët e Zonës së Abrucos, pjesëmarrës në konkursin e Shpellës së Betlehemit.

Në përfundim, urimi drejtuar të moshuarve, të rinjve, të sëmurëve dhe çifteve të reja:

“Zemra e Krishtit, gurrë dashurie, që e shëlboi botën mbarë, na shoqëroftë e na ndihmoftë përgjithmonë e jetës”.  

 

09 qershor 2021, 12:47