Kërko

Vatican News

Papa: më 6 qershor kremton Meshёn e festёs sё Korpit Krishtit në Shën Pjetër

Kisha Katolike kremton nesёr mё 3 qershor festën e “Korpit e Gjakut të Krishtit”. Papa Françesku, tё dielёn e ardhshme më 6 qershor 2021, nё solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit, në orën 17.30, do të kremtojë Meshën solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit nё Vatikan, me pjesёmarrjen e një numri të kufizuar besimtarësh, gjithmonë pёr shkak tё koronavirusit.

R.SH. - Vatikan

“Të dashur vëllezër dhe motra, nesër kremtohet solemniteti i Korpit dhe Gjakut të Krishtit, e cila festë në Itali dhe në vendet tjera do tё kremtohet të Dielën e ardhshme. Uroj qё tё mund të gjeni në Eukaristi, misteri dashurie e lavdi, atë burim hiri e drite që ndriçon shtigjet e jetës. Së fundi, kujtoi, si zakonisht, të moshuarit, të rinjtë, të sëmurët dhe të porsamartuarit. Korpi dhe Gjaku i Krishtit qofshin për secilin prej jush një prani dhe mbështetje në mesin e vështirësive,  ngushëllim sublim në vuajtjet e përditshme dhe peng i ringjalljes së përjetshme. Bekimi im për të gjithë ju". Kёshtu u shpreh Papa Françesku gjatё pёrshёndetjes drejtuar shtegtarёve e besimtarёve tё pranishёm nё audiencёn e sotme tё pёrgjithshme, mbajtur para dite nё Vatikan. 

Pra, Kisha Katolike kremton nesёr mё 3 qershor festën e “Korpit e Gjakut të Krishtit”, apo të “Corpus Domini”. Në trevat shqiptare e në vende të tjera si Italia, kjo festë, pavarësisht se bie nesёr, do tё kremtohet të dielën e ardhshme mё 6 qershor, për t’u dhënë, kёshtu, mundësinë besimtarëve të marrin pjesë në Meshën e festës.

Edhe Papa Françesku, tё dielёn e ardhshme më 6 qershor 2021, nё solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit, në orën 17.30, do të kremtojë Meshën solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit nё Vatikan, me pjesёmarrjen e një numri të kufizuar besimtarësh, gjithmonë pёr shkak tё koronavirusit. Kёshtu njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit në buletinin ditor.

Simbolet themelore të kremtimit janë Korpi e Gjaku i Krishtit, që Zoti Jezus ia dhuroi të vetëve të Enjten e Madhe të Pashkëve, para se të largohej nga Çenakulli për në Malin e Ullinjve. Na çojnë në atmosferën intime të Pashkëve të izraelitëve, në kujtim të Pashkëve të para, kremtuar në Egjipt. E pikërisht në një natë të tillë Jezusi del e dorëzohet në duart e tradhtarit: Fiton kështu mbi natën, fiton mbi errësirën e së keqes. Vetëm kështu përmbushet dhurata e Eukaristisë, e themeluar në Çenakull. Jezusi dhuron vërtetë Korpin e Gjakun e tij, bëhet Bukë e gjallë, manë e vërtetë, ushqim i pashtershëm për të gjithë shekujt. Korpi bëhet bukë e jetës.

Festa e Corpus Domini – Korpit të Krishtit është dita në të cilën Kisha katolike dëshiron të vë theksin mbi misterin e madh të Korpit e të Gjakut të Jezu Krishtit në Eukaristinë Shenjte. Siç e dimëё, Zoti Jezus e themeloi Eukaristinë të Enjten e Madhe të Pashkëve. Por Kisha, me kalimin e kohës, zgjodhi një ditë tjetër për të vënë në pah misterin Eukaristik, posaçërisht jashtë Meshës. Kështu shfrytëzoi rastin e mrekullisë Eukaristike së Bolsenës, ndonëse duhet theksuar se feja jonë nuk bazohet mbi këtë mrekulli, por mbi zbulimin hyjnor të misterit. Atëherë mund të themi se festa e Korpit të Krishtit e vë theksin mbi adhurimin e Jezusit në të Shenjtnueshmin Sakrament, gjatë Meshës e jashtë saj.

Kremtimi Eukaristik është vërtetë i lidhur me adhurimin e Eukaristisë jashtë Meshe, sepse është i njëjti Sakrament që nuk mbaron kurrë, por vijon. Në përfundim të Meshës, hostet e shuguruara gjatës Meshës që kanë mbetur pas Kungimit të popullit, rivendosen në Tabernakull. E kështu i njëjti Jezus vijon të jetë i pranishëm.

Më kohë dalë-nga-dalë në Kishë lindi e u zhvillua praktika e adhurimit eukaristik, vizita që i bëjnë besimtarët të Shenjtnueshmit Sakrament e në veçanti, procesioni eukaristik. Nuk mjafton ta adhurojmë Krishtin vetëm si individë. Është e drejtë që edhe si bashkësi besimtarësh të bëjmë një procesion në nder të Jezusit të pranishëm në të Shenjtnueshmin Sakrament, ta adhurojmë, ta duam, të këndojmë himne në lavd të Zotit.

02 qershor 2021, 12:46