Kërko

Vatican News

Papa: Eukaristia, burim dashurie, shkollё bamirёsie e solidariteti

Papa: “Eukaristia, burim dashurie për jetën e Kishës, është shkollë bamirësie e solidariteti. Kush ushqehet me Bukën e Krishtit nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj atyre që nuk kanë bukën e përditshme. #CorpusDomini”.

R.SH. - Vatikan

Eukaristia, burim dashurie për jetën e Kishës, është shkollë bamirësie e solidariteti. Kush ushqehet me Bukën e Krishtit nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj atyre që nuk kanë bukën e përditshme. #CorpusDomini”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot nё solemnitetin e Korpit e Gjakut tё Krishtit, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Nё vigjiljen e kësaj tё kremte, nё përfundim tё audiencës sё përgjithshme, Papa Françesku kujtoi se Kish kremton sot solemnitetin e Korpit e Gjakut tё Krishtit: “Të dashur vëllezër dhe motra, nesër kremtohet solemniteti i Korpit dhe Gjakut të Krishtit, e cila festë në Itali dhe në vendet tjera do tё kremtohet të Dielën e ardhshme. Uroj qё tё mund të gjeni në Eukaristi, misteri dashurie e lavdi, atë burim hiri e drite që ndriçon shtigjet e jetës. Së fundi, kujtoi, si zakonisht, të moshuarit, të rinjtë, të sëmurët dhe të porsamartuarit. Korpi dhe Gjaku i Krishtit qofshin për secilin prej jush një prani dhe mbështetje në mesin e vështirësive,  ngushëllim sublim në vuajtjet e përditshme dhe peng i ringjalljes së përjetshme. Bekimi im për të gjithë ju". Kёshtu, pra. u shpreh Papa Françesku, dje, gjatё përshëndetjes drejtuar shtegtarëve e besimtarëve tё pranishëm nё audiencën  e përgjithshme, mbajtur para dite nё Vatikan.

 

03 qershor 2021, 10:17