Kërko

Vatican News
Vaksinimi në Indi Vaksinimi në Indi  (AFP or licensors)

Covid. Materiale për shpëtimin e jetës në vendet në krizë. Ledhatim i ri i Papës

Papa vijon të mendojë për popujt, që vuajnë më shumë nga Pandemia e që qajnë 177 milionë të vdekur të dashur. Në Nunciaturat e nëntë vendeve, përmes veprimtarisë së Lëmoshtarit papnor, kardinalit Konrad Krajewski, u nisën dje disa ventilatorë e materiale të tjera shëndetësore.

R. SH. - Vatikan

Nga Amerika Latine, në Indi; nga Jugu i Afrikës, në Siri e deri në Papua Guinea e Re... Ashtu si në fillim të pandemisë, bamirësia  konkrete e Papës Françesku për njeriun që vuan, vijon. Në të katër anët botës. Sot Oms-i i drejtoi mbarë njerëzimit një britmë të re alarmi, pasojë e rritjes së numrit të infektimeve nga variantet e, ndërsa vijojnë të vdesin më të harruarit e tokës, fushata e vaksinimit në vendet e zhvilluara vijon me ritme gjithnjë më të shpejta.

Prej këndej Lëmoshtaria Apostolike, e koordinuar nga kardinali Konrad Krajewski, siguroi një furnizim të ri ventilatorësh polmonarë dhe, më 17 qershor, i nisi njëherësh me materiale të tjetra mjeko-sanitare, në disa vende, që kanë ende nevojë të ngushtme për to, në përpjekjen për të shpëtuar jetë.

Vdekja vijon të bredhë lirisht në udhët e Brazili e të Indisë

Brazili dhe India zënë një vend të parë tragjik, me 50 milionë viktima. Prandaj ishin vendet e para, që morën 6 dispozitive për shpëtimin e jetës. 5 po arrijnë në Argjentinë, në Kolumbi e vende të tjera, për ku nga Vatikani vijojnë të nisen, që në prill, ngarkesa me materiale mjekësore: 4 në Kili e në Jug të Afrikës; 3 në Bolivi e në Siri e, së fundi, 2, që do të shërbejnë për të lehtësuar nevojat e strukturave spitalore në Papua Guinea e Re. Ventilatorët e arritur tashmë, do të shpërndahen në strukturat shëndetësore  përmes nunciaturave.

Sfidat e reja të pandemisë

Pavarësisht nga përpjekjet e personelit shëndetësor në botë, nuk mund të  themi akoma se pandemia është nën kontroll të plotë; ndërsa në viset e Evropës hapen rrugët për të udhëtuar pa masa parandaluese e pa maska,  pa këto masa shtegton edhe frika, gjë që e dëshmon numri në rritje i infektimeve  në Mbretërinë e Bashkuar - 11 pozitivë për variantin delta – si dhe në Rusi e Portugali, ku u bllokuan arritjet dhe nisjet nga e për Lisbonë.

18 qershor 2021, 12:37