Kërko

Papa Françesku hap Asamblenë e 74-t të përgjithshme të CEI-t Papa Françesku hap Asamblenë e 74-t të përgjithshme të CEI-t

Papa hap Asamblenë e 74-t të përgjithshme të ipeshkvijve italianë

Filloi Asambleja, që po mbahet sërish në praninë e më se 200 ipeshkvijve. Qendrore, udha sinodale nga poshtë, që Kisha Italiane duhet të nisë, nënvizoi Papa Françesku në hapje.

R.SH. - Vatikan

Seminaret, gjykatat kishtare dhe Sinodi. Këto janë tri temat, që trajtoi Papa Françesku në fjalën drejtuar ipeshkvijve italianë, në hapje të Asamblesë së 74-t të përgjithshme, e cila filloi dje e do të vijojë deri më 27 maj, në Romë, tashmë në praninë e më se 200 ipeshkvijve, pas lehtësimit të masave të sigurisë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Kumtimi i Ungjillit në kohë rilindjeje - Për të filluar një rrugëtim sinodal”: kjo është tema e Asamblesë, gjatë së cilës do të zgjidhen edhe dy zv.kryetarë (për zonën e Veriut dhe për zonën e Qendrës), anëtarët e Këshillit për çështjet ekonomike dhe kryetarët e Komisioneve Ipeshkvnore.

Të rimerren vijat e përcaktuara në kuvendin e Firences

Përpara se të vazhdojë me pyetje dhe përgjigje, Papa u ndal në këto tri pika. Përsa i përket Sinodit, kujton se ai duhet të fillojë nga poshtë-lart, nga bashkësitë e vogla e nga famullitë. Një proces, që kërkon durim dhe punë, për t’i bërë njerëzit të flasin, që “të dalë në pah urtia e popullit të Zotit”. Në këtë udhë sinodale, në drejtim të së cilës e nisi Papa Françesku Kishën Italiane, është thelbësore të rimerren në dorë vijat e përcaktuara në kuvendin e Firences, në vitin 2015, “një trashëgimi”, që duhet të “shdrisë hapat e kësaj kohe”. Prandaj, nuk duhet ta humbet kjo kujtesë. Papa sinjalizoi edhe rrezikun e “gabimeve në formimin” e kandidatëve për meshtarë dhe kërkoi “maturi në pranimin e seminaristëve”.

Të kesh ëndrra dhe dëshira më të mëdha se frika

Rruga sinodale e Kishës Italiane ishte në qendër të përshëndetjes së kardinalit Gualtiero Bassetti, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane. “Shenjtëria juaj – i tha kardinali Papës - në këtë rrugë ne kërkojmë inkurajimin, lutjet dhe bekimin tuaj atëror”. Pastaj, kardinali Bassetti iu referua dokumentit të Sinodit të Ipeshkvijve për ta përfshirë më shumë popullin e Zotit në procesin sinodal të saponisur. Edhe guximi, nënvizoi kardinali, kur ndokush nuk e ka “ndodh që t’i vijë në qoftë se frymëzohet nga një dëshirë më e madhe se frika. E rëndësishme është të kesh ëndrra dhe dëshira më të mëdha se frika”.

25 maj 2021, 11:27