Kërko

Vatican News

Papa do të hapë asamblenë e ipeshkvijve italianë

Të hënën e ardhshme, në orën 4 të pasdites, Papa Françesku do të hapë Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të ipeshkvijve italianë, që do të mbahet në Romë, deri më 27 maj

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku do të hapë asamblenë e 74-të e përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore Italiane (CEI), në Hotel Ergife Palace të Romës, në orën 4 pasdite të ditës së hënë, 24 maj. Tema e asamblesë: “Kumtimi i Ungjillit në kohë rilindjeje – për të nisur një udhë sinodale”. 

Të martën, më 25 maj, në orën 9.30, kardinali Gualtiero Bassetti, kryeipeshkëv i Perugia-Città della Pieve dhe kryetar i CEI-t, do të nisë mbledhjen, e cila do të përqendrohet në kumtimin e Ungjillit në stilin sinodal. Fillimi i konferencës mund të ndiqet në transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin YouTube dhe në faqen Facebook të Konferencës Ipeshkvnore Italiane. Më pas, në program, fjala e zv.kryetarit të CEI-t, imzot Franco Giulio Brambilla, ipeshkëv i Novarës.

Gjatë punimeve të asamblesë së 74-të të përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore Italianedo të vijohet me konfrontimin në grupet studimore e në sallë, për të identifikuar vijat bazë të rrugëtimit dhe metodologjitë përkatëse. Asambleja do të zgjedhë dy zv.kryetarë (për zonën e Veriut dhe për zonën Qendrore), anëtarët e Këshillit për Çështjet Ekonomike dhe kryetarët e Komisioneve Ipeshkvnore. Të enjten, më 25 maj, në orën 13.00, kardinali Bassetti do të paraqesë deklaratën përfundimtare të Asamblesë, në një konferencë për shtyp. Asambleja e përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore Italiane do të vijojë deri të enjten, 27 maj.

20 maj 2021, 14:28