Kërko

Vatican News
Birmanët në protestë Birmanët në protestë  (AFP or licensors)

Mesha e Papës kushtuar birmanëve, për të mbajtur gjallë shpresat

Parashikohet pjesëmarrja e rreth dyqind vetëve në Meshën, që Françesku do ta kremtojë nesër, në Bazilikën e Vatikanit, për birmanët, që banojnë në Itali.

R. SH. - Vatikan

Parashikohet pjesëmarrja e rreth dyqind vetëve në Meshën, që Françesku do ta kremtojë nesër, në Bazilikën e Vatikanit, me birmanët në Itali. Këtë ngjarje, shprehje e kujdesit të Papës për popujt e vuajtur, birmanët e shikojnë si dhuratë të zbritur prej qiellit. Ndërmjet tyre është edhe Yimon Win Pe, një grua e re birmane, ardhur në Romë njëzet vjet më parë, në kërkim të punës. Punë, që e nisi në sektorin e hoteleve. La pas një familje borgjeze, që do t’i kishte siguruar kushte mjaft të mira jetese. Po ajo kërkonte gjëra të tjera, ndërmjet të cilave, më e çmuara: liria! Që atje mungonte Kërkonte  respektimin e të drejtave  njerëzore, në një shtet ku demokracia vijon të jetë ëndërr. Ndaj iku. Duke lënë atje zemrën e saj birmane. Gjë që i duket menjëherë në sytë plot mall për vendlindjen, ku vijon t’i ketë rrënjët, edhe pse jeton larg. Si shumë e shumë migrantë të tjerë, të detyruar të ikin nga atmja, për të njëjtat shkaqe.  Historia e saj është plot me ideale të mëdha: nuk është besimtare, e megjithatë, beson  në forcën e lutjes e të vëllazërimit, për të cilën flet vazhdimisht Papa. Ndaj do të shkojë nesër në Shën Pjetër, me bashkatdhetarë të tjerë që, si ajo, kanë ikur - duke mbetur shpirtërisht në atë Atdhe, për të cilin kremtohet Mesha e kryesuar nga Papa, me pjesëmarrjen e rreth dyqind  birmanëve, që banojnë në Itali.

E pyesim zonjën Yimon Win: nesër Papa do të kremtojë Meshën për birmanët në Itali. Me çfarë ndjenja shpirtërore do ta ndiqni, me që  nuk jeni besimtare?

“Do ta ndjek me mirënjohje - përgjigjet - Për mua ishte  e habitshme që Papa pati kaq shumë mëshirë e gatishmëri. Pasi ka bërë një mori thirrjesh për popullin tim.  Një Meshë në Shën Pjetër - vend që e njeh mbarë bota - e me një figurë kaq karizmatike – ka vlera të pallogaritshme. Do  t’i shërbejë jo vetëm Mianmarit, por të gjithë atyre, që  jetojnë me shpresën se një ditë do të gëzojnë një botë me paqe.  Papa është në shërbim të dashurisë në botë, është shkëmb! E Mesha, që do të kremtojë, dhuratë nga qielli”.  

15 maj 2021, 15:13