Kërko

VATICAN-ARGENTINA-ECONOMY-POPE FRANCIS-GUZMAN VATICAN-ARGENTINA-ECONOMY-POPE FRANCIS-GUZMAN

Papa: pret ministrin argjentinas të Ekonomisë, mes temave çështja e borxhit

Papa Françesku priti dje ministrin argjentinas të Ekonomisë Martin Guzman në një takim nё Vatikan që zgjati 45 minuta dhe iu kushtua kryesisht situatës së borxhit që Argjentina i detyrohet Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Klubit të Parisit.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti dje ministrin argjentinas të Ekonomisë Martin Guzman në një takim nё Vatikan që zgjati 45 minuta dhe iu kushtua kryesisht situatës së borxhit që Argjentina i detyrohet Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Klubit të Parisit.

Bisedimet, siç informon zyra e shtypit e Vatikanit, u zhvilluan në bibliotekën private të Papës, në Pallatin Apostolik nё Vatikan dhe zgjati rreth 45 minuta.

Gjatë takimit, Papa Françesku dëgjoi nga Guzman ilustrimin e propozimeve të qeverisë së Buenos Airesit mbi perspektivën e marrjes së mbështetjes nga Evropa për ristrukturimin e borxhit të saj prej gati 45.000 milion dollarë me FMN dhe 12.300 milion me Klubin e Parisit.

Tema e borxhit është një temë q një javë më parë u trajtua nga Papa Françesku kur mes tjerash tha se "fryma e solidaritetit global kërkon të paktën një reduktim të rëndësishëm të barrës së borxhit të jashtëm të kombeve më të varfra, gjendja e të cilave është përkeqësuar nga pandemia. Lehtësimi i barrës së borxheve për kaq shumë vende dhe bashkësi është sot një gjest thellësisht njerëzor, që mund t’i ndihmojë njerëzit të zhvillohen, të blejnë vaksinat, të përmirësojnë shëndetësinë, arsimin dhe punësimin".

 “Shpresoj – pohoi Papa Françesku nё mesazhin e tij për Bankën Botërore dhe për Fondin Monetar Ndërkombëtar - se këto ditë, vendimet dhe takimet tuaja zyrtare e personale do të sjellin shumë fryte për të kuptuar zgjidhjet më të urta për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme. Një e ardhme, në të cilën financat të jenë në shërbim të së mirës së përbashkët, ku të vendosen në qendër më të ligshtët dhe më të mënjanuarit e ku të kujdesemi si duhet për tokën, shtëpinë tonë të përbashkët”.

Ministri argjentinas Guzman, i cili takoi dje në Romë edhe ministrin italian tё Ekonomisë dhe Financave Daniele Franco, është i angazhuar në një turne në katër vendet evropiane, të dielën do tё jetё në Gjermani pёr vazhduar mё pas në Spanjë dhe pёr të përfunduar në Francë.

15 prill 2021, 12:37