Kërko

2020.02.02 Angelus 2020.02.02 Angelus 

Papa do të dalë përsëri në dritaren e Engjëllit, për lutjen mariane

Duke nisur nga e diela, 18 prill, Françesku do t’i prijë përsëri lutjes mariane me besimtarët nga dritarja mbi Sheshin e Shën Pjetrit.

R. SH. - Vatikan

Udha që ndjek pandemia, me masat e nevojshme të rastit,  herë i hap e herë i mbyll portat e dritaret e botës së madhe, ndërmjet të cilave, edhe më e famshmja, që tashmë njihet si Dritarja e Engjëllit. Të dielën e ardhshme, më 18 prill, do të rihapen përsëri kanatat e saj e Papa do t’i përshëndesë drejtpërdrejt besimtarët, në vijim të Kohës së Pashkëve.

Javët e fundit dritarja mbeti e mbyllur më 21 mars e më 5 prill, ndërsa  lutja e Engjëllit të Tënzot e 28 marsit, e Diela e Larit, dhe e Mbretëreshës Qiellore e së dielës së kaluar, u kremtuan respektivisht në Shën Pjetër e në Kishën e Shpirtit Shenjt në Sassia, për festën e Mëshirës Hyjnore, të intonuara nga Françesku, në të dy kremtimet.

Lockdown-i i parë i vitit të kaluar i pati mbajtur besimtarët larg kolonatit të Berninit nga 8 marsi - deri më 24 maj. E gjatë kësaj periudhe Papa  u priu lutjeve të së dielës drejtpërdrejt në streaming, nga Biblioteka e Pallatit Apostolik. Më pas, Françesku u duk nga studioja e tij për disa muaj, deri më 20 dhjetor. Pastaj dritarja mbeti e mbyllur përsëri, deri më 7 shkurt, për t’u rihapur më 14 mars e, në fund, siç e kujtuam, mbyllja - qoftë e fundit -  më 21 marsin e kaluar.

14 prill 2021, 15:31