Kërko

Vatican News
Filipi i Edimburgut me Papën Francesku më 3 prill 2014 Filipi i Edimburgut me Papën Francesku më 3 prill 2014 

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e Princit Filip

Tetë ditë zije e funeral në formë private për Princin Filip, Dukë i Edimburgut, vdekur në moshën 99 vjeçare. Telegram ngushëllimi nga ana e Papës Françesku.

R. SH. - Vatikan

Tetë ditë zije e funeral në formë private për Princin Filip, Dukë i Edimburgut, vdekur në moshën 99 vjeçare. E gjithë Mbretëria e Bashkuar mban zi për vdekjen e bashkëshortit të Mbretëreshës Elisabeta II, që ndërroi jetë dje, në moshën 99 vjeçare. Mbretëresha mori sot një telegram  ngushëllimi nga ana e Papës.

Në telegramin, me nënshkrimin e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, drejtuar Elizabetës II në emër të Papës Françesku, shkruhet:

 “Shumë i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Bashkëshortit tuaj, Princit Filip, Dukë i Edimburgut, Shenjtëria e tij, Papa Françesku, i shpreh ngushëllimet më të ndjera Lartmadhërisë Suaj si dhe anëtarëve të familjes mbretërore. Duke kujtuar përkushtimin e Princit Filip ndaj martesës e familjes, shërbimin publik dhe angazhimin për edukimin dhe promovimin e breznive të ardhshme, Shenjtëria e Tij ia beson dashurisë mëshirëmadhe të Krishtit, Shëlbuesit tonë. Mbi Ju e mbi të gjithë ata, që qajnë për vdekejn e tij e me shpresën e sigurt të ringjalljes, Ati i Shenjtë kërkon për ju bekimin, ngushëllimin e paqen  e  Zotit”.

Britania e Madhe në zi

Mbarë Britania e Madhe është në zi për vdekjen e Princit Filipi i Edimburgut. Kardinali Nichols, kryeipeshkëv metropolit i Westminster-it e  vlerëson shumë figurën e bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeta, duke e parë si shembull i detyrës së kryer me gëzim. E në notën e Buckingham Palace, Mbretëresha shpreh hidhërimin e thellë për humbjen “e bashkëshortit të saj të dashur”, me të cilin priste të kremtonte, nëntorin e ardhshëm, 73 vjetorin e martesës së tyre të artë.

10 prill 2021, 13:24